Ja si e shtrojnë tryezën mikpritësit francezë

Shtrimi i tryezës për të konsumuar një drekë apo darkë mes miqve ka mënyra të ndryshme sipas traditave botërore.

Marie- Thereze Marshal, shtetëse franceze që jeton prej 24 vjetësh në Tiranë tregon mënyrën se si ajo i mirëpret miqtë e saj në shtrimin dhe zbukurimin e tryezës.

“Duhet të bësh çdo gjë me zemër”, thotë Maria si rregull të parë të shtrimit të një tryeze.
 TRYEZA FRANCEZE
Në Francë ka disa rregulla të thjeshta në shtrimin e një tryeze. Kështu, varet edhe nga personat që vijnë për drekë. Maria na thotë “Kur më vijnë miq të rinj ata janë më sportivë dhe shtrimi i tryezës nuk është shumë elegantë”.
 
Elementët e një tryeze janë: pirunjtë, lugët, thikat, gotat, pjatat, zbukurimet etj.
TRYEZA FRANCEZE

Maria na tregon hap pas hapi se si ajo e shtron tryezën e saj për të pritur miqtë:

Mbulesa duhet e bardhë dhe poshtë saj unë preferoj të shtroj një mbulesë me ngjyrë të kuqe në mënyrë që të depërtojë ngjyra e kuqe në mbulesën e bardhë.

Në traditën tonë franceze vendosim pirunin në anën e majtë dhe thikën në anën e djathtë. Pirunin e vendosim mbrapsht, ndërsa në kulturën angleze ai vendoset në anën e kundërt.
TRYEZA FRANCEZE

Përballë pjatës vendosim një pirun dhe një lug të vogël për ëmbëlsirat.

Për çdo pjatë që vendosim, sipas traditës tone, ne i ndryshojmë pirunët dhe lugët.
TRYEZA FRANCEZE

Vendosim në tryezë një gotë me ngjyrë për verë të bardhë, një gotë kristali për verë të kuqe dhe një gotë për ujë. Gjithashtu unë preferoj të vendos dhe një gotë të vogël për të ruajtur këtu edhe traditën shqiptare për pijen e rakisë.

Në mes të tavolinës “për të plotësuar sytë” ne vendosim dhe element dekorativë siç janë lulet apo edhe zbukurime të tjera.
 TRYEZA FRANCEZE
Tavolina e shtruar nga Maria, edhe pse jeton në Tiranë ka ruajtur traditën franceze të shtrimit të një tryeze. Ajo ç`ka ishte më e rëndësishme ishin elementët e nevojshëm për të konsumuar ushqimin.

Stili i saj ishte elegant dhe i rafinuar ashtu siç tradita franceze e ka të përcaktuar. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik