‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, një pjesë nga fjalimi i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga ku bëri thirrje edhe për njohjen e Kosovës.

Krahas videos, kreu i qeverisë me ironi shkruan se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçic.

“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, shkruan kryeministri.

Kryeministri Edi Rama mbajti dje fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, ku ndër të tjera kërkoi njohjen e Kosovës. Ai tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, dhe nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 28/09/2024 21:53

    Sa meresh me kosovën meru me Shqiptarët qëtë kanë votuar, se Kosovarët nuk ta dijnë për nderë! Se çfarë je duke bo për to,përsëri isharë që isharë je nga to! nuk le samit,dhe gjith institutcionet e Europës pa folur për Kosovë, sesa për Shqipërinë.

    Përgjigju
  • Jani: 28/09/2024 21:42

    Ore ta kishe vella Vuçiçin ta bajme hallall se nuk jane te pabese sic je ti, por ti je nje i pafe nje morte qe e ke marr ne qafe kete popull

    Përgjigju
  • Kaci: 28/09/2024 19:02

    Streha e fundit e maskarenjve eshte patritizmi . Je shume larg relitetit dhe problemeve te shqipetareve ti djali kristaqit . Nejse , shpresojme qe e zgjidhe problemin e atesise ????

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/09/2024 18:47

    C’rendesi ka se vellau i kujt je, nuk i dole zot njehere interesave te Kosoves perballe Serbise qe kur je kryeminister.

    Përgjigju
  • Tangeci: 28/09/2024 18:46

    Ai qe ben te kunderten nuk ka nevoje ta thote ore e minute qe sje krah Vuçiçit. Ty te djeg dhe ndaj ngele nje e dy ta thuash, pikerisht se keni nje axhende te dy, ate antishqiptare. Mbas shume vitesh do kujtohesh si kryeministri me mashtrues qe ka njohur Shqiperia.

    Përgjigju
  • asolingo: 28/09/2024 18:44

    Ne kufi me Viçidolin jane dhe keta o Edi çpret dru me pre:ku e lam e ku na mbeti ,ka rjedhur nga trute mileti.

    Përgjigju
  • Ramush: 28/09/2024 17:49

    Vellau vuqiq je,cdo levizje 3 ben per intresin tend personal e familiar,bie ere mijera km larg

    Përgjigju
    • Fat Shqiptar: 28/09/2024 19:47

      SALIUN E SOLLEM NE NE PUSHTET TE TJERA PRITEM...M..U TIN NA BERI POR QE EDWININ DO NA QEVERRISTE KAQ VJET DHE DO TE NA PERFAQESONTE ME BATUTA DHE LEVIZJEN E BUKUR QE BEN TREGON NIVELIN TONE ..KEMI MARE FUND NUK JAN SALIU ILIRI EDWINI HAJDUT NE JEMI ATA QE JEMI NA U PREFSHIN DUART MENDONI PER TE ARDHMEN ....JEMI KTHYER KARAGJOZE ...TI GEZOJM

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji reagon pasi u burgos në Fier

I dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji reagon pasi u burgos në Fier