'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes

'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes

Ervin Salianji

Pas 24 orësh në qelitë e burgut të Fierit, deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në rrjetin social Facebook. Demokrati shprehet falënderues në rrjetet sociale për mbështetjen që ka marrë.

Salianji shkruan se ka të gjithë energjitë për të dalë dhe për t’iu bashkuar luftës ndaj të keqet.

"Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falënderime nga zemra”, shkruan Salianji.

Në profilin e tij sot ka pasur disa postime, ku veçohet edhe dërgimi në kongresin amerikan, kancelaritë e huaja dhe disa media botërore i dosjes së tij.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta

VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta