Të moshuarit që janë në prag pensioni, përfitimi u llogaritet në bazë të shumës së parave që kanë paguar te sigurimet shoqërore.
ISSH për llogaritjen e pensioneve merr parasysh pagat me të cilat keni paguar sigurimet. Nëse një i moshuar ka punuar gjithmonë me pagën minimale për 36 vite punë, atëherë pensioni u llogaritet, 1% e shumës së paguar çdo vit, plus pensionin social.
Në këtë mënyrë nëse keni 36 vite punë me pagën 22 mijë lekë, atëherë vitet shumëzohen me 1% të pagës minimale, 220 lekë (36x220), kësaj shifre i shtohet edhe pensioni social (36 vite x 220 lekë=7920 lekë+6750 lekë pensioni social= 14 670 lekë).
Ky është pensioni që do të marr një person i cili ka punuar gjithmonë me pagën minimale.
Por pjesa më e madhe e personave që dalin sot në pension kanë punuar në kooperativ. Atëherë pagat kanë qënë të ulta, për këtë arsye ISSH i shumëzon me një koeficient të caktuar, në mënyrë që të barazohen me pagën minimale sot, 220 mijë lekë.
(Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, duke shtuar pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive.Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social”- thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Pagat referuese
Por cilat kanë qënë pagat para vitit 1994. Gazeta risjell sot për lexuesit të gjitha pagat referuese dhe koficientët që atë shumëzohen, për të llogaritur pensionin. Koeficienti për pagat referuese para dhe pas 1994-s miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Për 2017-në, koeficienti për vitet para 1995-s është i pandryshueshëm, 8.59. Pas 1995-s koeficienti vjen duke u ulur.
Në këtë mënyrë një pagë për punonjësit e thjeshtë në administratë prej 2740 lekë shumëzohet me koeficientin prej 8.59 dhe paga shkon 23 mijë e 500 lekë. 1% e pagës vjetore llogaritet si shuma që do të shkojë për pensionin, pra 235 lekë. Për 10 vitet me të njëjtën pagë, për pension deri në vitin 1994 shuma që përfitohet është 2 mijë e 350 lekë. Koeficientët deri në vitin 1995 janë më të larta, 8.59.
Më pas koeficientët kanë ardhur duke u ulur. Konkretisht në vitin 2000 keoficienti që shumëzohet paga është 3,31. Koeficienti i vitit 2010-t është 1.3, ndërsa duke filluar nga vitit 2014-t, pagat do të llogariten me koeficientin, 1, në funksion edhe të skemës së pensioneve. Koeficientët për të gjitha vitet: Për pagat referuese, deri më 1.1.1994, 8.59.

/Shqiptarja.com