Ja si mund të jetë vaksina kundër Covid-19

Ja si mund të jetë vaksina kundër Covid-19

Anëtarët e Komisioneve të formuara pranë Akademisë së Shkencave, si dhe anëtarët e Njësive të studim-kërkimit, të ngritura edhe ato për herë të parë, sipas Ligjit të ri po ndjekin sipas fushave problemet që lidhen me pandeminë e Covid-19. Në përbërje të tyre janë 50 profesorë nga më të njohurit prej institucioneve të arsimit të lartë si dhe institutet kryesore përfshirë edhe anëtarët përkatës të ASH-së, kryesisht mjekë, biologë, gjenetistë, ekonomistë, matematicienë. Për të rritur bashkëpunimin mes tyre dhe shkëmbimin e informacionit ndërdisiplinor është ngritur një grup i përhershëm interaktiv. Informacionet dhe kontributet e tyre ju mund t’i gjeni në faqen e ASH-së. Më poshtë një material të OBSH-së e cila ka bërë një informacion për punën që po bëhet me prodhimin e vaksinës në botë. dhe një intervistë të prof. Genc Sulçebejt, anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë ASH-së, për pritshmëritë në këtë drejtim.

Intervista me prof. Genc Sulçebej.

1. Çfarë është ky draft vaksinash dhe si u arrit deri këtu?

Epidemia COVID-19 i kapi në befasi si organizmat shtetërore e ndërkombëtare ashtu dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar. Duke patur parasysh dimensionet e kësaj pandemie si dhe gravitetin e gjendjes, ekipet që punonin në fushën e vaksinave u mobilizuan në mënyrë të menjëhershme duke marrë njëkohësisht dhe mbështetje të fuqishme financiare nga organizma qeveritare dhe jo-qeveritare. 

Disa ekipe qe kishin filluar të punonin për vaksinën e SARS-CoV-1 qysh në 2003, e kishin çuar punën e tyre deri në stadin preklinik por nuk kishin filluar stadin klinik. Duke patur parasysh se epidemia e SARS u ndërpre shpejt, ra interesi "komercial" për avancimin e prodhimit te vaksinës dhe ajo u ndërpre.

Tani këto ekipe janë riaktivizuar dhe dy prej tyre, një ekip kinez dhe një amerikan kanë filluar te aplikojnë vaksinën në stadin e parë klinik në njerëz. Grupe të tjera janë akoma në stadin preklinik, por mendoj se shumë shpejt dhe ata do futen edhe në stadin klinik.

2. A mendoni se mund të jetë gati një vaksinë për këtë virus dhe çfarë tregon ky parashikim i OBSH-së

Eksperienca e fituar nga studimet preklinike, si dhe nga vaksinat e tjera të prodhuara deri tani ndaj viruseve si ajo ndaj influences, Ebola etj. po vihet në përdorim dhe ndaj SARS-CoV-2. Vrojtimet e deritanishme në të sëmurët me COVID-19 tregojnë se pergjigjja imunitare natyrale ndaj virusit SARS-CoV-2 është e mirë dhe lë një imunitet të qendrueshem. Kohëzgjatja e ketij imuniteti është akoma e paparashikueshme, por sidoqoftë edhe një afat minimal prej 2 deri 3 vitesh do të ishte i mjaftueshem për të penguar përhapjen e infeksionit në formë pandemie me pasojat që po përjetojmë sot. 

Duke patur parasysh sa më sipër, mendoj se puna drejt një vaksine efikase mund të avancojë më shpejt sesa afatet 18 deri 20 - mujore te parashikuara. Kjo mund të realizohet me përshpejtim të fazave, si psh. duke bashkuar fazën e parë me atë të dytë klinike me qëllim që të fitohet kohë. Në rast se, ne, individet, në të cilët studiohet prania e efekteve anësore të vaksinës, siç është stadi i parë, kemi njëkohësisht dhe një përgjigje të mirë imunitare, e faktuar kjo nëpërmjet prodhimit të antitrupave mbrojtës dhe neutralizues të virusit, si dhe të prodhimit efikas te citokinave nga qelizat e sistemit imunitar in vivo, atëherë mund të kalohet direkt në fazën e tretë, pra të aplikimit të vaksinës në një grup të madh individësh për të parë efektin e saj mbrojtes në popullatë.       

3. Si po bashkëpunojnë shkencëtarët tanë të kësaj fushe me autoritetet shkencore në botë dhe çfarë perspektivash ka tani kjo përvojë që po krijohet.

Te gjithë shkencëtarët po bashkëpunojnë intensivisht tani me kolegët e tyre në botë, qoftë me anë të shkëmbimit të informacioneve shkencore, qoftë qoftë nëpërmjet  kalimit të këtyre informacioneve OBSH-së. Shkëmbimi më efikas kryhet sot nëpërmjet publikimit në revista shkencore "peer revieëed" (me recense/oponence shkencore) të të dhënave eksperimentale nga studimet in vitro si dhe nga studimet klinike. Me qëllim për të fituar kohë, kjo po realizohet tani edhe nëpërmjet publikimeve  direkt online të studimeve para se të perfundojë procesi i "peer revieë".

Eksperienca e kësaj pandemie tregon nevojën e  mbështetjes dhe investimeve të kërkimit shkencor në shëndet publik dhe veçanërisht në fushat e epidemiologjise, mikrobiologjise dhe imunologjise. Studimet dhe kërkimet në keto fusha janë te çmuara jo vetëm për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, por edhe për të luftuar shumë sëmundje, por veçanërisht për të përballuar situata emergjente si kjo që po përjetojme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)