Shpesh herë vajzat ankohen për buzët e tyre të cilat nuk janë të shëndetshme, të plota dhe të fryra. Disa prej tyre kanë buzë të holla dhe shqetësimi i tyre është si të trukohen në mënyrë që t`i evitojnë buzët e holla. Ekzistojnë disa truke të cilat mund t`i bëjnë buzët tuaja të duken në formën që ju dëshironi.
Edhe buzët e holla mund të duken bukur dhe të përcjellin sensualitet.

Më poshtë do t`iu paraqesim 20 lloje trukimesh sesi t`i bëjmë buzët tona të duken të bollshme: 

buzet e holla

1 Përpara se të bëni make-up bëni një pastrim buzëve tuaja me skrap, në mënyrë që ato të thahen, ndërsa kristalet e sheqerit shtresohen duke i ushqyer buzët tona.

2 Në rastin e buzëve të holla duhet të aplikoni një make- up sa më natyral. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përpiqeni për të zgjeruar konturin e buzëve të holla duke e ekzagjeruar por duhet të luanin me hijet për të krijuar buzë të plota.

3 Në rastin kur ju dëshironi të përdorni një ngjyrë të kuqe tek buzët tuaja të holla gjithmonë përdorni një furçë të hollë, e cila do t`iu ndihmojë që të mos dal buzëkuqi nga konturet e buzëve tuaja ose në anësore.

4 Sipas ekspertëve, ngjyra e kuqe në buzët e holla duhet bërë në përputhje me fytyrën tuaj, por është gjithashtu e rëndësishme për të zgjedhur një hije që rrit volumin e buzëve.

Së pari, në qoftë se ju keni buzë të holla duhet të dini të shmangni të gjithë buzëkuqët në ngjyra shumë të errëta.
 
buze te holla

5 Edhe ngjyra lejla për fat të keq është një nga ngjyrat që nuk krijon volum dhe për buzët e holla nuk këshillohet. Ky buzëkuq është dhe në tendencat e modës por nëse ju jeni një ndjekëse e rreptë e modës atëherë mund ta përdorni në buzët tuaja të holla por duke i dhënë shkëlqim për të krijuar volumin e duhur.

6 Në çdo rast, në qoftë se ju duhet të zgjidhni mes një buzëkuqi mat dhe një të kuq buzësh me shkëlqim, gjithmonë është e këshillueshme që të zgjidhni këtë të fundit, sepse, duke i dhënë dritë buzëve, do t`iu ndihmojë për t`i bërë ato të duken pak më voluminoze.

7 Buzëkuqët ideale për ato që kanë buzë të holla janë ato me ngjyrë të lehtë të tilla si trëndafili dhe të gjithë diapazonin e ngjyrave nude.

8 Edhe buzëkuqët në ngjyra të ndritshme, të tilla si korale, janë gjithshtu të këshillueshme për buzë të holla dhe gjithashtu janë shumë në modë në këtë sezon. Për të arritur një pamje më joshëse zgjidhni t`i jepni kësaj ngjyre një shkëlqim.

9 Përdorni hijet të cilat janë shumë të këshillueshme për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë buzë të holla. Në qoftë se ju zgjidhni një ngjyrë mat atëherë duhet të aplikoni me hijet. Qëllimi për të luajtur me hijet i tregon buzët më të plota dhe më mishtore.

10 Një tjetër truk që shpesh përdoret është për t`i bërë buzët të duken të kolme duke i përshkruar me një laps në konturet e tyre. Linja e lapsit duhet të fillojë tre milimetra nga konturet e vërteta të buzëve tuaja.

11 Zgjidhni një laps në ngjyrë më të çelët sesa ngjya e buzëkuqit që do të përdorni në mënyrë që të kaloni 1 milimetër poshtë konturit tuaj. Një ngjyrë e tillë nuk do të bie në sy për keq madje do t`i bëjë buzët tuaja të duket ashtu siç ju keni dëshiruar.

buze te holla

12 Më pas me anë të një sfungjeri apo fasolete fshijini pak buzët duke i dhënë atyre një natyralitet në mënyrë që vija e konturit të lapsit të mos jetë shumë e dukshme.

13 Ju mund të gjeni dhe produkte që stimulojnë fryrjen e përkohshme të buzëve tuaja. Kështu siç janë shkëlqyesit me piper të cilat i fryjnë buzët duke i dhënë atyre një pamje më të bukur.

14 Sigurisht, një produkt i tillë kozmetik mund të ketë një efekt shumë të vogël, por edhe në qoftë se ato nuk ju japin rezultatin që ju keni shpresuar, ato kanë një tjetër funksion të madh. Kanë bazën që i bën të duken mirë buzët tuaja.

15 Për një make- up sa më të bukur një fuksion ka dhe shkëlqyesi për t`i bërë buzët tuaja të duket të plota. Përdoreni shkëlqyesin në qendër të buzëve për t`i dhënë një theks më të fortë buzëve tuaja.

16 Ka edhe produkte të veçanta, të tilla si shkëlqyesa që bëjnë të mundur përhapje të enëve të gjakut, duke shkaktuar një efekt të plotë për të trashur buzët tuaja.

17 Nëse doni të dini një tjetër fakt për t`i bërë buzët tuaja të ndihen të plota atëherë mund t`i bëni ato edhe me kanellë duke i lyer me pluhurin e kanëllës buzët tuaja do të ndieni një pickim të vogël që është normale. Pas 5 minutash do të shihni rezultatin që ju prisni.

18 Lyeni buzët tuaja me piper dhe i njëjti rezultat i mirë do të jetë për buzët tuaja.

buze te holla

19 Ushtrohuni për të krijuar një gojë më voluminoze. Disa shembuj? Afrojini qoshet e gojës duke bërë një O. Qëndroni në këtë pozicion, një buzëqeshje e simuluar deri në 15 sekonda duke e përsëritur këtë ushtrim për dhjetë herë në ditë.

20 Një tjetër ushtrim që ju mund të bëni është që të ngjeshni buzët e sipërme në mes gishtat duke bërë një presion të lehtë (rreth njëzet herë). Përsëriteni ushtrimin të paktën 5 herë dhe pastaj bëni të njëjtën gjë me buzën e poshtme. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)