Ja si u zbulua laboratori i kokainës
një 47 vjeçar i dyshuar bashkëpunëto

Ja si u zbulua laboratori i kokainës<br />një 47 vjeçar i dyshuar bashkëpunëto
HANOVER - Fakte të reja dalin nga aksioni i zbulimit dhe shkatërrimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Këtë radhë janë mediat gjermane të cilat duke cituar Prokurorinë e Hanoverit zbulojnë se sinjalizimi për laboratorin dhe trafikun e kokainës në Shqipëri ishte dhënë falë hetuesve nga Saksoni e Poshtme.

Mediat gjermane theksojnë se në mesin e 9 të arrestuarve si pjesë e trafikut të kokainës është edhe Ilir Hyseni, i cili prej kohësh ishte vënë nën vëzhgim nga ana e autoriteteve gjermane.

Por në bazë të njoftimit të Prokurorisë së Hanoverit nënvizohet se bashkëpunëtor i rrjetit të trafikut të drogës ishte edhe një 47 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por që banonte në zonën e Holzminden. Nga ana e tyre policia gjermane ka kontrolluar banesën e 47 vjeçarit si dhe atë të Ilir Hysenit, por pa dhënë detaje.

Gjithashtu organi i akuzës së Hanoverit shprehet se në operacionin policor janë sekuestruar 20 kg kokainë, armë zjarri, një shumë prej 400 mijë eurosh, ndërsa nënvizohet fakti se në mesin e të arrestuarve është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Në aksionin policor janë zbuluar dhe sekuestruar 20 kg kokainë e pastër, kartëmonedha me vlerë 400 mijë euro si dhe armë zjarri. Në prangat e policisë, krahas të tjerëve ka rënë edhe nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Nga ana e tyre hetuesit e Saksonisë së Poshtme e kishin Ilir Hysenin prej kohësh nën vëzhgim, pasi dyshohej se ishte anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Policia gjermane ka ushtruar kontroll në banesën e Hysenit dhe të një 47 vjeçari të dyshuar si bashkëpunëtor, dhe me banim në Holzminden. Nga hetimet e kryera rezulton se kokaina përziej në Amerikën Latine me substanca të tjera dhe kur vinte në Shqipëri, ajo nxirrej për t’u bashkuar me përzierës dhe për t’u hedhur në treg.” Shprehen mediat gjermane duke cituar Prokurorinë e Hanoverit

Laboratori i kokainës u zbulua dhe u shkatërrua në një aksion ndërkombëtar të Policisë së Shtetit, EUROPOL dhe INTERPOL, ku në pranga ranë 9 persona, të cilët ndodhen në qelitë e burgut, të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani