TIRANE - Nga sot mbi 9 mijë punonjës të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniformat e reja.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirë edhe nga pikëpamja e dukjes, që pasqyron përmbajtjen e re të punës dhe moralit të Policisë së Shtetit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Policia e Shtetit ndryshe nga 3 vite më parë sot është shnderruan në krenarinë e vendit. Sipas kreut të qeverisë, prioritet është që ndër 10 vite, Policia shqiptare të bëhet më e mira në Bashkimin Europian, pasi në Rajon e ka marrë tashmë këtë status.
“Pagat e policisë u rritën më 25% ndërkohë që me buxhetin e vitit të ardhshëm duke filluar nga marsi i vitit 2017, pagat tuaja jo vetëm do të rriten përsëri, por tanimë do të kapin nivelin e lartë të rajonit tonë duke mëshiruar dhe zotimin tonë që të kemi një Polici Shteti ndër më të mirat në Rajon dhe ndër më të mbëeshteturat moralisht e financiarisht në Rajon.
Sigurisht ky është objektivi i 4 viteve të para, por ambicia jonë është që në 10 vite, policia shqiptare të jetë më e mira e BE-së. Jemi 100% të bindur përditë të bindur se ky objektiv është i mundshëm dhe tërësisht në mundësitë tona për t’u rritur dhe më parë sesa afati i vënë”.
Kryeministri Rama falenderoi shtetin turk për kontributin dhe në mënyrë të veçantë përshëndeti Presidentin e Turqisë, Erdogan.
“Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot Policia jonë e Shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara ku pjesa e uniformave operacionale është tanimë në dispozicion të gjithë atyre që në punën e përditshme të terrenit e kanë të domosdoshme këtë uniformë”, tha Rama.
Sipas shefit të qeverisë, sot Policia e Shtetit është institucioni më i besuar i qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
"Nuk ka qenë as 100 as 10 vjet më parë, por vetëm 3 vjet më parë koha kur Policia e Shtetit shikohej si një 'rifuxho pekatorium' për ata që nuk dinin të bënin asgjë tjetër dhe që vinin në radhët e kësaj policie drejtpërdrejt nga kanalet partiake.
Sot janë gjithmonë e më shumë të rinj që e shohin të ardhmen e tyre me krenari në Policinë e Shtetit, pasi tanimë policia e shtetit nuk është më një zyrë pune për ata të pashkollë, për ata jashtë moshe, apo për ata që nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër, por është në radhë të parë një detyrë për këto që ka privilegjin të zgjidhet për ta bërë.
Vetëm 3 vjet më parë ka qenë koha kur policia e shtetit ishte e tradhtuar, e braktisur dhe e pa financuar, ndërkohë që sot ju këtu dhe të gjithë kolegët dhe koleget tuaja jeni dëshmitarë të rritjes si asnjëherë më parë të rrogave tuaja, por edhe të një modernizimi të përditshëm të policisë së shtetit përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, në teknologji dhe edukim të vazhdueshëm për të gjithë ju"- u shpreh kryeministri Rama.
Sipas Ramës, në këto 3 vite është përmbysur raporti i modelit të Policisë së Shtetit.
“Policia ishte pre e barcaletave dhe e tradhtuar. Ndryshe sot. Ne jemi të vendosur që të implementojmë një reformë që e ka kthyer Policinë e Shtetit para syve të ndërkombëtarëve duke përmbysur një raport absurd”.
Sipas Ramës ka ende shumë për t’u bërë.
“Kemi ende shumë të tepër për të bërë sëbashku. Do bëjmë në çdo hap që ju të ndiheni gjithnjë e të mbështetur, gjithnjë e më të respektuar, dhe që cdo mëngjes kur dilni nga shtëpitë për t’i shërbyer shtetit e qytetarëve të ndiheni mirë dhe të lini pas shpinës suaj prindër e fëmijë që ndihen mirë dhe që ju presin plot dëshirë e krenari kur ju ktheheni në darkë pas punës suaj. Mirënjohje për gjithçka që keni bërë dhë bëni, respekt për punën tuaj të vështirë dhe arritjet tuaja shumë të rëndësishme të këtyre 3 viteve dhe kurajo e suksese të përditshme në përpjekjen e gjithanshme për ta bërë policinë e gjithanshme”.
[gallery]19528[/gallery]
MINISTRI TAHIRI: UNIFORMAT, ÇËSHTJE DINJITETI
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri theksoi se çështja e uniformave nuk është thjesht çështje veshjeje, por çështje dinjiteti.
"Në Policinë e Shtetit sa më shumë punë kërkohej aq më shumë braktiseshin ata që duhet të bënin punën. Sa më shumë integritet nevojitej aq më shumë mungesë besimi kishte. Përveç mungesës së buxhetit, infrastrukturës, mjeteve teknologjisë kushteve të punës e shumë të tjera si këto, punonjësit e policisë nuk mund të ndiheshin rehat as me rrobat e veta. Para pak kohe, uniformë quhej dhe ashtu duhet të ishte, por nuk ishte uniformë por tjetër formë. Sot është një ditë e rëndësishme. Nga sot do të kemi uniforma të reja, dhe mbi të gjitha cilësore për mbi 9 mijë punonjës policie."- deklaroi ministri Tahiri.
Prezantimi i uniformave te reja te policise
/Shqiptarja.com

VIDEO