Jagland- Jahjaga: Presim formalizimin e Zyrës së KiE-së në Kosovë

PRISHTINË- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në një takim në Nju Jork me Presidenten kosovare, Atifete Jahjaga, vlerësoi arritjet në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Jagland tha se grupet e punës ndërmjet Kosovës dhe KiE-së po vazhdojnë punën dhe presim formalizimin e Zyrës së KiE-së në Kosovë.
Ai tha se në raport me Kosovën po ndiqet qasja hap pas hapi, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar sot nga Presidenca kosovare.
Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe perspektivën evropiane për gjithë rajonin.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në gjithë rajonin dhe po synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Ajo vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndihmonte vendin në shumë fusha por edhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Presidentja Jahjaga dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillitë Evropës biseduan edhe për zhvillimet e tjera në rajonin e Evropës Juglindore dhe perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të gjithë rajonit. /ATSh/

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Dalja e PD-së së Shkodrës përballë Foltores, sinjali më i ri i 14 majit