PRISHTINË, 13 Mars/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoron sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me "Urdhrin e Pavarësisë".
Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e dhënë nga Ministria e FSK-së, që komandanti i deritanishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati të zëvendësohet me gjeneralmajor Rrahman Rama.
Sipas KosovaPress, zëvendësimi i Ramës me Kastratin do të bëhët pasi gjeneral Kastrati më 15 mars të këtij viti arrin moshën e pensionit. Tashmë mbetet në duart e Presidentes emërimi i Ramës si pasues i Kastratit./k.s/












