PRISHTINË, 3 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Kosova është një rrëfim i jashtëzakonshëm i shpresës, tha sot Presidentje e Republikës, Atifete Jahjaga. "Ne do të sigurohemi që ajo të mbetet gjithmonë e tillë", u shpreh ajo në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të Komandës së Forcës së Kosovës, KFOR, zhvilluar në kampin Film City në Prishtinë, ku detyrën e komandantit e mori Gjeneral Major Franqesko Paolo Figliuolo, nga Gjeneral Major Salvatore Farina.
"Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të sinqertë dhe vlerësimin tim të lartë për komandantin në largim të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Farina, për lidershipin dhe kurajën në udhëheqjen e kësaj force multinacionale, këtyre burrave dhe grave në uniformë, në detyrën e tyre bujare të ndërtimit të paqes", tha Jahjaga. "Për kontributin tuaj në forcimin e paqes dhe stabilitetit të Kosovës, unë ju nderoj me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë", theksoi ajo duke iu drejtuar Gjeneralit Farina. Ndërsa, duke iu drejtuar Gjeneralit Figliuolo, Presidentja Jahjaga në emër të popullit të Kosovës i uroi mirëseardhje. "Jeni i sigurt se institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë dhe në koordinim së bashku me ju në çimentimin e suksesit të përbashkët për të ruajtur trashëgiminë e dhjetëra mijëra ushtarëve në ruajtjen e paqes në Kosovë. KFOR-i vazhdon të jetë institucioni më i vlerësuar. Dhe besoj se ju do ta ngrisni këtë besim duke përmbushur mandatin tuaj për të siguruar një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës dhe lëvizjen e lirë për të gjithë", theksoi Jahjaga.Ne, vijoi ajo, do të vazhdojmë të punojmë së bashku në integrimin e të gjithë qytetarëve në rendin politik dhe shoqëror të Republikës së Kosovës dhe të punojmë bashkërisht në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Kosovës për të qenë kontribuuese e sigurisë kolektive. "Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë do ta sigurojmë prosperitetin e qytetarëve të vendit tonë, do ta garantojmë stabilitetin e tij, derisa me ngulm ndjekim dhe realizojmë vizionin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e familjes euroatlantike", përfundoi Jahjaga. Para një viti, në 6 shtator, Gjenerali italian Farina mori përgjegjësinë e komandantit të Forcës së NATO-s në Kosovë nga komandanti i deriatëhershëm, Gjeneral Majori gjerman Volker Halbauer, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë. /a.ke/
/Shqiptarja.com