/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku për të bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas KosovaPress, presidentja Jahjaga dhe ministrat Hyseni, Kuçi dhe Çollaku ranë dakord për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave deri në qershor.
Presidentja Jahjaga së shpejti do të mbledhë edhe takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi.
/Shqiptarja.com