Jahti dha alarmin SOS, kishte lundruar nga Tivari i Malit të Zi, drejt Durrësit! I shkon në ndihmë kapiteneria e portit

Jahti dha alarmin SOS, kishte lundruar nga Tivari i Malit të Zi, drejt Durrësit! I shkon në ndihmë kapiteneria e portit

Anija e kapitenerisë duke i shkuar në ndihmë

Kapiteneria e Portit të Durrësit i ka shkuar në ndihmë një jahti i kishte dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar defekt në të dy motorët.

Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes së 10 gushtit kur kapiteneria është njoftuar për emergjencën. Jahti me emrin Alissa kishte lundruar nga Tivari i Malit të Zi drejt Durrësit dhe rreth 2 milje nga kanali afër Pistës Ventus kishte pësuar defekt në të dy motorrat, informon kapiteneria përmes një njoftimi,

Në ndihmë i shkoi anija “Joni” Rreth ores 21:30 u konstatua nga Kapiteni i Portit, Taulant Allka se mjeti kishte rënë në cekëtinë. Pasi u sigurua nxjerrja e tij dhe lidhja me cima u shoqërua drejt portit të Durrësit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Go West: 11/08/2023 09:18

    Urime Kapitenerise per kujdesin e treguar per turistet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë

Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë