Jakup Krasniqin e viziton në Hagë mbesa e tij e parë: Qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit

Jakup Krasniqin e viziton në Hagë mbesa e tij e parë: Qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit

Një vizitë speciale ishte ajo e pak ditëve më parë për ish-kryeparlamentarin e Kosovës Jakup Krasniqi, i cili vijon të mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Për herë të parë ai takoi mbesën e tij të vogël

“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, shkruan Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

Prej 2020 Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen të arrestuar në Hagë ku po gjykohen nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Gjyqi ka nisur në prill të 2023. Që të gjithë akuzohen për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara, janë kryer midis afërsisht marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri. Qe të gjithë i kanë hedhur poshtë akuzat

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Tifozët serbë thirrje me përmbajtje politike, Federata e Futbollit të Kosovës thirrje UEFA-s: Po mbjellin urrejtje ndaj fqinjëve

Tifozët serbë thirrje me përmbajtje politike, Federata e Futbollit të Kosovës thirrje UEFA-s: Po mbjellin urrejtje ndaj fqinjëve