TIRANË- "Presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës", kjo deklaratë e presidentit Ilir Meta e ka marrë përgjigjen nga kryeministri Edi Rama.

Vendi është në kohë paqeje, thekson Rama e për pasojë në raste të tilla detyra e vetme që ka kreu i shtetit është uniteti kombëtare e jo ndasitë.

"Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama