Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Monika Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook ka uruar vjazën e saj, Borën për 20 vjetorin e lindjes. Në statusin e saj Kryemadhi shkruan se edhe pse i kishte dhënë fjalën se nuk do të shkruante asgjë sërish nuk mundi ta mbante premtimin.

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote! 

Monika Kryemadhi

Bora është vajza e madhe e çiftit Meta-Kryemadhi.

Statusi i plotë:

Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë.  Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë!  Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty. 

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!