"Jam princeshë”/ Adoleshentja i kërkon mamasë Mercedes 230 mijë USD për ditëlindje, por ajo ia ul kuotën mujore nga 5.000 në 1.000 USD

Adoleshentja e pasur nga Beverly Hills

Një 15-vjeçare e kamur nga Beverly Hills, zona e pasanikëve më të mëdhenj në SHBA këmbëngul se po detyrohet të jetojë si “fshatare” pasi mamaja e saj ia shkurtoi fondin nga 5,000 dollarë në muaj, në 1,000 dollarë.

Nicolette e solli mamanë e saj Nina në emisionin televiziv “Dr. Phil” për të debatuar me pretendimin se ajo duhet t’i japë të paktën 2.500 dollarë në muaj sepse ‘ajo punon gjithë kohën” dhe nuk bënë asgjë për të.  

'Unë dua që mamaja ime të kuptojë se nuk mund të jetoj me 1,000 dollarë në muaj, pasi unë jam rritur me një stil të caktuar jetese. Nuk mund të mi heqë të gjitha kështu papritur” tha ajo në emision të martën.

Përpara se të dilte në emision, Nicolette tha për kamerat se mamaja e kishte rritur me gjithë të mirat, përfshi vajtjet në shkolla të mrekullueshme, një shofer, një dado, dhe trajnerë personalë.

'Kjo ka qenë e vetmja jetë që kam njohur,' tha ajo.

Nina pranoi se i kishte dhënë vajzës së saj karta krediti pa limite krediti në një “moshë fare të re” dhe se disa muaj faturat shkonin mbi 10.000 dollarë, pavarësisht se vajza kishte një kuotë prej 5.000 dollarësh.

Vajza dhe mamaja gjatë debatit në emision

Vajza e saj adhuron veshjet firmato dhe bën shopping te Rodeo Drive, dhe Nicolette ka shfaqur me krenari veshje nga koleksioni i saj, përfshi dy çanta Chanel, që kushtojnë 5,000 dollarë copa.

Nicolette tha se çantat e saj të preferuara janë Céline Micro Luggage Tote Bag, që kushtojnë rreth 3,000 dollarë.

'Mamaja më quan shejtanja e Beverly Hill. Është e vërtetë, shejtane jam dhe nuk do të ndryshoj” – tha vajza.

Vajza tregon një nga çantat e saj super të shtrenjta

Por Nicolette duket se nuk kërkon vetëm rritje të kuotës mujore, pasi ajo pretendon që mamaja e saj t’i blejë edhe një Mercedes Benz G-Class me vlerë 231.000 dollarë me rastin e 16-vjetorit të ditëlindjes së saj.

Vajza pasanike qan para mamasë së saj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lupi: 06/05/2018 08:24

    dashka kap dashnore mami i kesaj...

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/05/2018 15:31

    Tamam si vajzat shqiptare që duan princa.. Dmth të rrinë gjith ditën ta kruajnë dhe pastaj të kenë edhe një lolo që ti mbajë me pará!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg