TIRANE-Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë sot gjyqtar Apeli Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Haxhialushi sipas burimeve për Report Tv ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë dhe në KLGJ si dhe pranë KPK-së.

Haxhialushi ishte në fazë vettingu por ende pa datë seance. Sipas kërkesës së depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor motivacioni është largim nga sistemi drejt për arsye shëndetësore.