'Jam sërish me ju, dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç', zbulohen fjalët e para të Eriksen sapo 'u kthye nga vdekja'! Së shpejti i nënshtrohet operacionit, në Itali nuk luan më futboll

 “U riktheva me ju”. Këto kanë qenë fjalët e para të Christian Eriksen pasi futbollisti danez pësoi arrest kardiak të shtunën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës. Ai që e tregon është Jens Kleinefeld mjeku reanimator që zbulon për mediat gjermane shkëmbimin e bisedës: “Je rikthyer me ne". e ka pyetur mjeku futbollistin dhe Eriksen i është përgjigjur: "Po jam rikthyer me ju e më pas numri dhjetë i Danimarkës ka thënë: Dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç. Mjeku shpjegon se më pas menjëherë e kuptoi se futbollisti nuk kishte dëmtime në tru.

Mjeku ka rrëfyer edhe faktin se defilibratori është përdorur pas disa minutave masazh kardiak dhe mesfushori u zgjua 30 sekonda më pas. “Ishte një moment shumë prekës pasi mundësia për të pasur sukses në të tilla situata në jetën e përditshme është shumë e vogël dhe se ky lloj trajtimi funksionon më shumë tek atletët profesionistë që janë të shëndetshëm. Mjeku e mbyll duke thënë se më pas Eriksen qëndroi i vetëdijshëm gjatë transportimit nga fusha në dhomat e zhveshjes e më pas edhe në spital. Mjeku Kleinefeld e mbyll rrëfimin e tij duke thënë: “Isha 99 % i sigurt se në spital do të arrinte në gjendje stabël”.

Ndërkaq është vendosur që Eriksen të operohet dhe do t’i vendoset një defilibrator kardiak automatik. Diçka të tillë e ka bërë me dije federata daneze që sqaron se është e nevojshme një ndërhyrje e tillë pas arrestit kardiak të shkaktuar nga një aritmi. Eriksen e ka pranuar këtë zgjidhje të sugjeruar nga specialistët por në Itali nuk mund të luajë më./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë