Janar 2017, 720 milionë euro
kredi nuk kthehen në banka
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i huasë për ekonominë në fund të dhjetorit ishte 546.7 miliardë lekë, në ulje nga 567.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i huasë për ekonominë në fund të dhjetorit ishte 546.7 miliardë lekë, në ulje nga 567.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia më e madhe si muaj është shënuar në dhjetor me 5.6 miliardë lekë. Por edhe janari ka vijuar me tkurrje, teksa stoku ka zbritur në 545 miliardë lekë.
Megjithatë, në bazë vjetore në janar ecuria e kreditimit rezulton pozitive, por me një marzh shumë të vogël. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, portofoli i kredisë rezulton në rritje, me rreth dy miliardë lekë. Rritja është mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, me një portofol në rritje vjetore prej rreth gjashtë miliardë lekësh.
Kurse kreditimi i bizneseve ngelet ende në rënie, me rreth 3.5 miliardë lekë më pak krahasuar me janarin 2016.
Ndërkohë, pas rënies së fortë në nëntor dhjetor të vitit të kaluar, kreditë me probleme arritën në 18.23% të totalit të portofolit të kredive në janar, duke u ulur lehtë ndaj nivelit 18.27%, me të cilin mbylli vitin 2016.
E njëjta situatë u konstatua edhe vitin e kaluar, kur kreditë me probleme zbritën në 18.22% në dhjetor 2015, por më pas filloi sërish rritja graduale, që kulmoi në gusht 2016, në 21.44%.
Një rënie e treguesit të huave me probleme ishte e pritshme, pasi muajt e fundit të vitit shënojnë përgjithësisht një proces të fshirjes së kredive, të cilat kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen në banka (kredia e humbur). Ndonëse ato fshihen nga bilancet, kredia vijon të klasifikohet e keqe dhe ajo vazhdon të mblidhet, por nuk figuron më në llogaritë e bankave.
Në total, në janar 2016 janë rreth 99 miliardë lekë, apo rreth 720 milionë euro, për të cilat bizneset apo individët i kanë vonuar pagesat e kësteve në banka për më shumë se tre muaj (periudha kur një hua fillon e klasifikohet si e keqe).
Kjo shumë ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga janari i një viti më parë, çka tregon se, pavarësisht fshirjes, hua të tjera problematike i janë shtuar sistemin përgjatë 2016-s.
Më e madhja prej tyre ka ardhur nga klienti
Kurum, që shpalli falimentin në shkurt 2016 dhe që, sipas Gjykatës, ka kredi në bankat shqiptare në vlerën prej 42 milionë eurosh, përfshirë dhe interesat.
Banka e Shqipërisë prej më se dy vitesh ka hartuar një plan për uljen e kredive me probleme, në fokus të të cilit është ristrukturimi apo falimenti i 35 korporatave më të mëdha, që kanë rreth 60% të kredive me probleme.
Por ky plan nuk është zbatuar plotësisht për shkak të vonesave në ligjin e ri të falimentin, që përfundimisht pritet të hyjë në fuqi në maj të këtij viti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36