'Janë kthyer në gjenerues infeksionesh', Shehu: Të shpëtohen institucionet shëndetsore, sëbashku me ta edhe qytetarët

'Janë kthyer në gjenerues infeksionesh', Shehu: Të shpëtohen institucionet shëndetsore, sëbashku me ta edhe qytetarët

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, me anë të një shënimi në 'facebook' ka reaguar në lidhje me numrin e rasteve më COVID-19 të ditës së sotme në Shqipëri, që ishtë një numër rekord që prej fillimit të pandemisë pasi kurrë nuk kishim shkuar në 48.

Shehu thotë se duhet të shpëtohen institucionet shëndetësore, pasi sipas tij bërë burime dhe vatra infeksionesh. Shehu më tej jep edhe disa këshilla se çfarë duhet bërë që të shpëtohen institucionet shëndetësore.

"Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!
Ndersa Qeveria e mberthyer ne amulli e ide te rrezikeshme bllokon transportin publik, pa qene e afte te lexoje as dy karakteristikat qe persistojne nga ato pak te dhena zyrtare:
—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize.
—Rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.
Kjo gjendje imponon nderhyrje urgjente tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit:
1- Testim virusal e imunologjik te te gjithe personelit shendetesor.
2-Testim i tille i te gjithe pacienteve te shtruar ne spitalet tona.
3- Testim i plote i cdo qytetari me temp mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
4-Shtrimet e reja spitalore te kalojne ne nje “filter” egzaminimi, testimi e izolimi per disa ore (rezultatet dalin ne 2-3 ore) jashte godines se spitalit.
5-Te pajiset i gjithe personeli spitalor e paresor cdo dite me maskat e pershtateshme, bluzat nje perdorimeshme etj.
6-Cdo pacienti a qytetari qe do te kete kontakt me kujdesin paresor e ate spitalor t’i matet temperatura e te pajiset me maske ne hyrje.
7- Te organizohet levizja e nje drejtimeshme ne ato institucione per te evituar kontaktet e padesherueshme.
Te domosdoshme keto per ta vene ne eficience sistemin shendetesor pikerisht ne sherbim e funksion te qytetareve ne terresi, ndryshe...."-
shkruan Shehu në 'facebook'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë