Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna Aliko. Qytetarë të shumtë, banorë të zonës por edhe të ardhur nga Saranda e zona përreth morën pjesë në ceremoninë e organizuar në mjediset e kishës Shën Saranda, në qendër fshatit Aliko. Në fjalën e tij Janullatos tha se minoritet grek duhet të jetë i bashkuar dhe të imponohen për zhvillim gjatë momenteve që Shqipëria po futet në BE.
“Une jam me ju në dashuri dhe përherë në kontakte, shumë na falenderojnë me shkrimet e tyre. Mbaj mend që kur isha këtu s’kishin rruge s’kishin asgjë, por sot me e rëndësishmja që unë ndiej është se unë jam qytetar prej shumë kohësh e nuk u bera tani. Unë jam me ju dhe ndiej momentet e vështirësive tuaja. Dhe tani që do të futemi në Evrope qëndroni të bashkuar dhe mundohuni ta përjetoni sa më shumë këtë”, deklaroi kryepeshkopi Janullatos.
Në ceremoni merrte pjesë gjithashtu edhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas,kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i MEGA, Kristaq Kiço, konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrokoi, kryetari i “Omonies” Vasil Bollano, zëvendsministri i bujqësisë, Jani Babi si dhe zëvendësministri i jashtëm, Alqi Puli.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO