Ndërsa Kupa e Botës në Brazil ka tërhequr vëmendjen e të gjithë njerëzve nëpër botë, një tjetër kampionat zhvillohet në Tokyo ku skuadra nga gjithë Japonia luajnë për finalen e Kampionatit të Futbollit me Flluska.
Gjatë dy muajve ndeshje mes 8 skuadrave Japoneze, finalja do të përcaktojë se cila skuadër do të marrë në shtëpi trofeun e “Mbretit të Flluskës”. E shpikur në Norvegji, objektivi i Futbollit në Flluskë është i njëjtë: futja e topit në portë.
Organizatori i eventit mendon se ky është një sport ku nxirren vërtet në pah aftësitë e të luajturit futboll, pasi shancet për ta prekur topin janë shumë të pakta dhe duhet të jesh shumi i zoti për të shënuar një gol. Ai gjithashtu mendon se ky sport do duhej të ishte në lojrat sportive Olimpike, duke u shprehur se në të ardhmen do dëshironte shumë që ky kampionat të ishte ndërkombëtar dhe turnetë finale të bëheshin në Japoni, meqë është vendi ku praktikohet më tepër.
Skuadra fituese përveç titullit mori dhe një çmim monetar prej gati $700 dollarësh dhe kapiteni i skuadrës u shpreh se është një fitore e merituar dhe ndihen krenar që u zgjodhën fituesit e këtij turneu.
Një skuadër e tillë ka vetëm 5 lojtarë dhe ndeshjet luhen njëherë në javë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com