JAPONI - Vetëm dy jave na ndajnë nga Dita e Shën Valentinit dhe meshkujt japonezë nuk kanë pritur për të shprehur dashurinë bashkëshorteve të tyre. Në një vend si Japonia ku modestia dhe heshtja kanë shumë vlera tradicionale, ata nuk kanë ngurruar të shprehin mesazhe dashurie në mënyrë shumë publike.

Dhjetëra meshkuj japoneze u mblodhën në një park të Tokios ku përcollën mesazhe dashurie në përpjekje për të treguar vlerësimin e tyre për të dashurat e tyre.

Mesazhet ishin nga më të ndryshmet duke filluar nga më e thjeshta si “Të Dua” apo dedikime letrare si ajo e një 31-vjeçari “Unë mund të fluturoj lartë e më lartë nëse ti me mua, Të lutem qëndro me mua përgjithmonë".

"Të thërrasësh para një turme të tillë me të vërtetë zemra ime rreh fort dhe rritet adrenalina," - tha një pjesëmarrës.

Ndërsa një tjetër rast i mirë që shpreh publikisht se sa shumë e dua gruan time dhe dua të përqafoj shumë sonte dhe e falënderoj për dashurinë e saj ndaj meje.

Një oranizator i eventit Aisaika tha se marrdhëniet e forta mes cifteve të reja po ndikojnë pozitivisht në ekonominë japoneze pasi së bashku janë më aktivë dhe më të bashkuar në sfidat e jetës.

Eventi i këndshëm përfundoi me të gjithë pjesëmarrësit duke thërritur së bashku "Të Dua”.