Japoni, 11 të vdekur nga i nxehti tropikal, më shumë se 5500 të shtruar në spital

Japoni, 11 të vdekur nga i nxehti tropikal, më shumë se 5500 të shtruar në spital

Ka shkuar në 11 numri i vdekjeve në Japoni për shkak të temperaturave të larta.

Pas sezonit të stërzgjatur me rreshje, Japonia, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, është përfshirë nga i nxehti tropical, si pasojë e të cilit është trefishuar numri i shtrimeve në spital në javën e fundit.

Më të prekurit, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Parandalimin e Fatkeqësive, kanë qënë të moshuarit, rreth 53% e numrit të përgjithshëm.

11 viktimat janë nga 11 prefektura të ndryshme të arkipelagut, ndërsa numri  i personave të shtruar në spital me simptoma që lidhen me nxehtësinë është 5.665.

Sipas Agjencisë Meteorologjike, sezoni i rreshjeve zyrtarisht përfundoi në fillim të javës dhe zgjati 8 ditë më shumë se mesatarja e vendit.

Qyteti i Tokios nga 27 qershori deri në 16 korrik pa më pak se 3 orë diell në ditë.

Në të njëjtën periudhë kryeqyteti regjistroi rekordin e ditëve të njëpasnjëshme me rreshje, që u shoqëruan me rritjen e papritur të çmimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore