Japoni, 158 vdekje nga superlodhja në punë, rekord vetvrasjesh edhe mes adoleshentëve 19 vjeçarë

Japoni, 158 vdekje nga superlodhja në punë, rekord vetvrasjesh edhe mes adoleshentëve 19 vjeçarë

Një raport qeveritar në Japoni u kërkon kompanive në fusha të ndryshme të marrin masa urgjente për të parandaluar vdekjet e lidhura me punën, të ashtuquajturin 'karoshi'.

Studimi ka certifikuar  më shumë se 158 vdekje për shkak të sëmundjeve ose vetëvrasjeve të lidhura me punën në vitin 2018 dhe megjithëse statistikat janë në nivelin më të ulët të tyre në 10 vjet, ende numri është i lartë.

Në mesin e grupmoshave të marra në konsideratë, ata në të dyzetat e tyre janë grupi më i përfaqësuar me 47 vdekje, i ndjekur nga individë mbi moshën 50 vjeç dhe njerëz mbi 30 vjeç.

Sektori i ndërtimit ka numrin më të madh të viktimave: 78 punonjës që vdiqën nga hemorragjia cerebrale dhe zemra, ndërmjet viteve 2010 dhe 2015.

Raporti tregon se në të njëjtën kornizë 54 punëtorë kryen vetëvrasje për shkak të çrregullimeve mendore, orëve të gjata të punës, ndryshime në ngarkesën e punës dhe keqkuptime me eprorët.

Për të nëntin vit rresht, numri i vetvrasjeve në Japoni ka shënuar rënie, por ishulli është një nga vendet me numrin më të madh të vetvrasjeve mes të rinjve 19 vjeçarë.

Sipas të dhënave të 'White Paper', të botuara nga zyra e kabinetit qeveritar, totali i vetvrasjeve në vitin 2018 ishte 20.840, ekuivalent me 16.5 për çdo 100 000 banorë, më i ulëti i të dhënave statistikore që nga viti 1978.

Nga ana tjetër, po sipas statistikave, Japonia po vuan numrin në rritje të vetvrasjeve në mesin e 19 vjeçarëve, 2.8 për 100,000 banorë, për një total prej 599 personash: niveli më i lartë në 37 vitet e fundit.

Qeveria japoneze ka shtuar masat kundër shkallës së lartë të vetvrasjeve në vend.

Ajo ka nxjerr rregullore të reja të cilat parashohin parandalimin dhe këshillimin e të rrezikuarëve për vetvrasje dhe familjeve të tyre.

Qëllim është që deri në vitin 2020 të zvogëlohet shkalla e vetvrasjeve me 20 përqind. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë