JAPONI - Një agjensi tursitike në Japoni ka një mënyrë të pazakontë për të shëtitur turistët e saj në shëtitoren ikonike të Shibuya në Tokyo ku arushë prej pellushi vizitojnë Japoninë në vend të pronarëve të tyre. Krijuesja e agjensisë Unagi Travel, Sonoe Azuma, shpjegon se ajo bën foto të arushëve nëpër rrugët e qytetit ndërsa vazhdon shëtitjen dhe i hedh ato në rrjetet sociale në kohë reale për të update-uar pronarët e tyre.
Ajo ka mbi tre vite e gjysëm në këtë biznes dhe tregon se ka nxjerrë për shëtitje më shumë se 400 pellushë lodra, “Nisa ta bëjë këtë për t’u mundësuar njerëzve që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye të ndryshme të kenë një sens aventure dhe emocioni në jetën e tyre të përditshme.”
Ajo shpjegon më tej se shumë prej klientëve kanë mangësi të ndryshme dhe e kanë të vështrirë qoftë fizikisht ashtu dhe emocionalisht të udhëtojnë vetë. Shumë të tjerë janë të frustruar nga puna dhe të ngecur në zyrat e tyre preferojnë të nxjerrin lodrat e preferuara në ture udhetimesh.
”Kemi patur dhe raste të zonjave që na dërgojnë pellushët e preferuar të bashkëshortëve të tyre si një mënyrë për t’u kujtuar atyre sesa emocionuese do të ishte të udhëtonin sëbashku, për shkak se ata nuk munden ta realizojnë personalisht për shkak të angazhimeve të shumta” tregon Azuma.
Por rasti më ekstrem është ai i 25-së vjeçares Ranko Endo e cila vuan nga një gjendje e rëndë depressive dhe e ka pothuajse të pamundur të dalë jashtë apartamentit të saj. Ajo komunikon me botën vetëm nëpërmjet arushit të saj panda me të cilin është shumë i lidhur emocionalisht që nga fëmijëria dhe tregon se i pëlqen të komentojë fotografitë në mediat sociale në çdo hap të udhëtimit të pandës së saj të dashur.
”Kur erdha fillimisht në këtë vend nuk njihja askënd dhe mungesa e fytyrave të njohura më shkaktonte frikë dhe ankth dhe kjo më dëmtoi shumë si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Por dua që gjërat të ndryshojnë. Nëse ja doli mbanë panda ime dhe unë mund t’ja dal një ditë” është shprehur Ranko Endo.
Agjensia e udhëtimeve Unagi Travel pranon objekte nga Japonia dhe përtej detit, dhe i shëtit turistët e saj lodra në ture një ditore rreth Tokyos që kushtojnë gati $20 dollarë.
Redaksia Online
(F.I/Suada Bajraktari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO