Japoni/ Anëtari i një anije italiane rezulton i infektuar me COVID-19, mobilizohet qeveria: Asnjë të mos zbres në tokë!

Japoni/ Anëtari i një anije italiane rezulton i infektuar me COVID-19, mobilizohet qeveria: Asnjë të mos zbres në tokë!

Një anëtar i ekuipazhit të anijes lundruese italiane, Costa Atranchica, me 623 persona në bord ka rezultuar pozitiv testit për koronavirus. Lajmi u bë me dije nga kryetari i Nagasaki, Tomihisa Tagami, në një konferencë shtypi të hënën. Ndërkaq, anija anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë të gjithë shtetas të huaj ka ngelur e bllokuar në port.

Asnjë prej anëtarëve të ekuipazhit nuk është lejuar të zbritet në tokë, ndërsa pritet që kontrollet shëndetësore t’i kryhen të paktën 53 personave që mund të kenë pasur kontakte të ngushta me anëtarin e ekuipazhit i cili testoi pozitiv, tha Tagami.

Më 13 Mars, një tjetër ligjvënës në Nagasaki tha se qeveria ka kërkuar ndalimin e zbarkimit të ekuipazhit të anijes në tokë me qëllim parandalimin e përhapjes së një tjetër vale infeksioni në Japoni.

Autoritetet lokale nuk dhanë detaje mbi anëtarët e ekuipazhit dhe kombësitë e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë