Japoni, humbin jetën 49 persona nga rrëshqitjet e dheut, autoritetet japin alarmin
Të paktën 49 persona të vdekur dhe më tepër se 47 të zhdukur në Japoninë jugperëndimore për shkak të rrëshqitjeve të dheut, nga shirat e rrëmbyer.
Rreshqitje dheu në Japoni
Të paktën 49 persona të vdekur dhe më tepër se 47 të zhdukur në Japoninë jugperëndimore për shkak të rrëshqitjeve të dheut, nga shirat e rrëmbyer. Sipas shërbimit publik japonez të transmetimeve, më tepër se 1.6 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Agjencia e Menazhimit të Fatkeqësive natyrore të Japonisë tha se 3,1 milionë banorë të tjerë u këshilluan të evakuoheshin.
Ndërsa shirat e rrëmbyer vazhdonin në Japoninë qendrore dhe perëndimore, Agjencia Metereologjike japoneze i paralajmëroi banorët për shira “historike”, shkarje dheu dhe rritje të nivelit të lumenjve në disa pjesë të ishullit Honshu.
Shërbimi i motit tha se në qytetin Motojama, në ishullin Shikoku, ranë më tepër se 58 centimetra shi, brenda një periudhe 24-orëshe.
Rreth 48,000 zjarrfikës dhe forca policore u aktivizuan si përgjigje ndaj situatës së emergjencës.
Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera tha se 21,000 trupa të tjera janë në gjendje gatishmërie.
Ndërsa banorët kërkonin strehim nga rrëshqitja e dheut, prodhuesit gjigandë të automobilëve, Mitsubishi dhe Mazda i ndaluan operacionet në disa uzina, ngaqë vërshimet shkatërruan rrugët e furnizimit dhe rrezikuan sigurinë e punëtorëve.
Të shtunën në mbrëmje, jugu i kryeqytetit Tokio u godit nga një tërmet me forcë 5,9 ballësh, që tronditi ndërtesat e qytetit. Nuk ka patur njoftime për dëme, apo të plagosur.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India
22 Janar, 07:49
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
Japoni, tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 godet vendin, lëshohet alarm për cunami
13 Janar, 15:56
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki
28 Dhjetor 2024, 07:25
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor 2024, 22:24
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor 2024, 15:16
-
Aeroporti 20 miliardë dollarësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë
13 Tetor 2024, 12:20
-
Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore
12 Tetor 2024, 15:32
-
Grupi japonez kundër armëve bërthamore nderohet me Nobelin për Paqe
11 Tetor 2024, 11:54