Japoni/ Një person hedh objekt shpërthyes ndaj kryeministrit të vendit gjatë fushatës elektorale

Japoni/ Një person hedh objekt shpërthyes ndaj kryeministrit të vendit gjatë fushatës elektorale

Neutralizimi i të riut që hodhi objektin e dyshimtë

Kryeministri japonez Fumio Kishida u evakuua i padëmtuar të shtunën pasi dikush hodhi një objekt shpërthyes në drejtim të tij ndërsa po bënte fushatë elektorale në një port peshkimi në Japoninë perëndimore. Forcat policore ndërhynë duke neutralizuar një të dyshuar të cilin e shtrinë në tokë ndërsa kalimtarët që bërtisnin u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Një oficer policie u plagos lehtë dhe Kishida vazhdoi fushatën të shtunën, por skena kaotike të kujtonte atentatin nëntë muaj më parë të ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili gjithashtu erdhi në një turne fushate dhe vazhdon të jehojë në politikën japoneze. Kishida po vizitonte portin Saikazaki në prefekturën Wakayama për të mbështetur kandidatin e partisë së tij në pushtet në zgjedhjet lokale dhe shpërthimi ndodhi pak para se ai të fillonte fjalimin e tij.

“Një i ri u arrestua të shtunën në vendngjarje pasi ai dyshohet se hodhi objektin e dyshimtë”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Matsuno refuzoi të komentojë motivin dhe sfondin e të dyshuarit, duke thënë se policia është ende duke hetuar për ngjarjen e rëndë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim