Japoni, për herë të parë ekspertët paralajmërojnë një 'megatërmet'

Japonia duhet të përgatitet për mundësinë e një "megatermeti". Këtë e kanë njoftuar ekspertët pas tërmeteve me magnitudë 6.9 dhe 7.1, të cilat detyruan kryeministrin Fumio Kishida të anulojë një udhëtim në Azinë Qendrore.

Kryeministri Kishida anuloi udhëtimin në Kazakistan, Uzbekistan dhe Mongoli dhe kishte planifikuar të merrte pjesë në një samit rajonal. "Si kryeministër," u tha ai gazetarëve, "kam përgjegjësinë maksimale për menaxhimin e krizave, prandaj kam vendosur të qëndroj në Japoni për të paktën një javë." Kryeministri gjithashtu nënvizoi se popullsia është shumë e shqetësuar pas paralajmërimit të lëshuar nga Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

"Probabiliteti për një tërmet shumë të fuqishëm është më i lartë se zakonisht," paralajmëroi JMA, "por kjo nuk do të thotë se ai do të ndodhë."

Agjencia për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive deklaroi se tetë persona janë plagosur nga twrmetet qw ramnw dje, përfshirë disa për shkak të rënies së objekteve.

Paralajmërimi, sipas ekspertëve, ekziston rreth 70% mundësi që një megatermet të godasë vendin brenda 30 viteve të ardhshme. Një ngjarje e tillë mund të sjellë shkatërrimin e zonave të gjera bregdetare dhe të vrasë 300,000 njerëz.

Epiqendra mund të jetë gropa e madhe e Nankai, në brigjet lindore të Japonisë, ku në të kaluarën janë shkaktuar disa tërmete të mëdha, shpesh të dyfishta, me magnituda deri në nëntë shkallë të Rihterit. Ndër këto, një në vitin 1707 (deri në 2011 e regjistruara si më e madhja ndonjëherë), pastaj kur Mali Fuji shpërtheu për herë të fundit në vitin 1854 dhe më pas në 1944 dhe 1946.

Janarin e kaluar një tërmet me magnitudë 7.6 dhe tërmete të fuqishme pasuese goditën gadishullin Noto në bregdetin e Detit të Japonisë, duke vrarë të paktën 318 persona, duke rrëzuar ndërtesa dhe duke shkatërruar rrugë. /La repubblica/

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet