Japoni ka mbërritur tajfuni i frikshëm Hagibis, një stuhi e kategorisë 5, i konsideruar si më i fuqishmi i 60 viteve të fundit.

Stuhia e fortë që po lëviz nga ishulli Honshu, pritet të godasë në orët në vazhdim Tokion dhe tërë rajonin e Kanto.

Mbi 1,6 milion banorë janë urdhëruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, 210 000 prej të cilave kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Më shumë se 1 milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Shërbimi hekurudhor i trenave të shpejtësisë së lartë është pezulluar në të gjithë vendin.

Sipas shërbimit meteorologjik japonez, pritet që eraërat ta tejkalojnë shpejtësinë 216 kilometra në orë. Në vitin 1958, tajfuni Hagibis shkaktoi 1200 të vdekur.

Por Japonia është goditur edhe nga një tërmet i magnitudës 5.3, ndërkohë që vendi po përpiqet t’i bëjë ballë stuhisë. Epiqënda e tërmetit ishte në brigjet e Çibas, pranë Tokios.