JAPONI - Qindra japoneze u mblodhën për të marrë pjesë në luftën më të pazakontë dhe argëtuese, ajo e bizeleve. Rreth 800 pjesëmarrës u mblodhën në Tokyo Tower duke hedhur mbi njëri tjetrin mbi një ton bizele sipas një traditë të vjetër japoneze.
I tërë spektakli zgjati më shumë se 2 orë, ndërsa qëllimi ishte të goditeshin sa më shumë njerëz të veshur si djaj. Sipas një legjende të vjetër thuhet se duke hedhur bizele kundrejt diajve të cilët urrejnë këtë ushqim, japonezët përzënë larg të keqen.
Kjo është një ritual pranvere që zhvillohet në prag të ekuinoksit pranveror, e cila vjen çdo 3 ose 4 shkurt.
Një 24-vjeçare punonjës zyre, tha se luftën e bizeleve e shikonte si qëllim për të përzënë larg jo vetëm të keqen, por edhe stresin.
Një organizator i eventit tha se kishte rimodeluar traditën e lashtë në një kremtim modern dhe se ishte frymëzuar nga “Tomatina”në Spanjë e cila konsiderohet si lufta më e shijshme në botë, lufta më domate të pjekura.
/Shqiptarja.com