Taifuni Faxai ka mbërritur në kryeqytetin japonez Tokio i shoqëruar nga erëra të forta, si pasojë e të cilave ka patur 30 të plagosur.
Sipas vlerësimeve të para nga ana e ekipeve në terren, taifuni me erëra me shpejtësi mbi 200 km/orë ka dëmtuar mjaftë ndërtesa, ka lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi dhe është shoqëruar me rreshje të dendura.
Në zonën metropolitane të qytetit, janë lëshuar urdhra për evakuimin e të paktën 400,000 banorëve ndërsa zyrtarët e rrjetit hekurudhor kanë njoftuar anulimin e udhëtimit të 120 trenave Shinkansen, super të shpejtë.
Në pamundësi për të garantuar sigurinë e pasagjerëve, aeroporti i qytetit ka anuluar të paktën 130 fluturime.
36 milion njerëz jetojnë në të ashtuquajturën rajoni i Madh i Tokios, aty ku stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha në lëvizjen urbane dhe ku si pasojë e aksidenteve në lidhje me motin e keq, ka humbur jetën një person.