Japoni, tajfuni ‘Trami’ shkatërrues në qytetin Osaka, dy persona kanë humbur jetën

Japoni, tajfuni ‘Trami’ shkatërrues në qytetin Osaka, dy persona kanë humbur jetën

Tajfuni “Trami” në Japoni

Japonia është përfshirë nga një ngjarje e rëndë të dielën në afërsi të qytetit Osaka.

Dy persona kanë humbur jetën pasi një tajfun i fuqishëm me emrin “Trami” solli shkatërrim, me erëra që shkonin deri në 216 kilometra në orë.

Tajfuni shkaktoi probleme të shumta. Shumë fluturime dhe linja treni janë anuluar.

Gjithashtu është njoftuar se mbi 750 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Të paktën 120 persona janë plagosur. Tajfuni i pagëzuar me emrin “Trami” vjen një muaj pasi Japonia u godit rëndë nga stuhia më e fuqishme e 25 viteve të fundit.

Tajfuni “Jebi” shkaktoi përmbytje të mëdha dhe viktima në fillim të shtatorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive