35 persona janë plagosën gjatë përplasjes midis një treni udhëtarësh dhe një kamioni në Yokohama, në jug të Tokios.

Sipas agjensisë Kyodo, incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në një pikëkalim në nivel.

Pas impaktit të fortë, treni doli nga shinat dhe u përplas me një kamion që menjëherë u përfshi nga flakët.

Drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë si dhe shumë nga pasagjerët në tren.

Tridhjetë pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të lehta.