Japoni, treni që udhëtoi çdo ditë vetëm për një pasagjer

Japoni, treni që udhëtoi çdo ditë vetëm për një pasagjer

Stacioni në Japoni

Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni është ndalur vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila ka udhëtuar çdo ditë për në shkollë.
Treni është ndalur vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.
Sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën më shumë se 5 vite më parë. Ata donin që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas panë se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë.


(Stacioni Kami-Shirataki në Japoni)

Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën. Kompania madje kishte rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi.

Vajza e panjohur pritet është diplomuar në 26 mars të 2016 dhe që atëherë ky stacion është mbyllur përgjithmonë.

Sipas njoftimeve, Kana Harada, e cila është ndër 40 banorët e fshatit Shirataki, është i vetmi person që hipte në "trenin special" në orën 7:04 dhe kthehej në mbrëmje në orën 5:08.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve