Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë

Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë

Aeroplanë luftarakë të Japonisë

Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës.

Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes.

Dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto stërvitje më 2019, mirëpo ato janë shtyrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Japonia dhe India – bashkë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara – janë pjesë e aleancës “Quad”, një grup i fuqive rajonale që sa shkon e shqetësohet më shumë për ndikimin e Kinës në rajon dhe botë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, është zotuar për të dyfishuar shpenzimet në mbrojtje, teksa e ka konsideruar Kinën si “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë”, për sigurinë e Japonisë.

Javën e kaluar, Japonia ka nënshkruar një marrëveshje të re me Britaninë në sektorin e mbrojtjes, si dhe është pajtuar që të zgjerojë traktatin për mbrojtje që e ka me Uashingtonin./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës