“Jashtë derës” në Teatrin Eksperimental, regjisori lituanez: Arti në Shqipëri duhet që të kritikojë sistemin politik

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar kthehet në vendlindjen e tij në Gjermani. Përpjekjet e tij të para janë, që ai të integrohet në shoqëri, por ajo çka kaluar në luftë është e vështirë për t’u harruar. Telashet bëhen edhe më të mëdha, kur mëson se gruaja e ka tradhtuar. Nis përpjekjet për të krijuar një marrëdhënie me dikë tjetër, por e shkuara shfaqet sërisht. Regjisori lituanez Mantas Janciauskas dhe aktorët rrëfejnë arsyet se përse përzgjodhën këtë vepër për ta ngjitur në skenë

Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. E shikoj Shqipërinë edhe artin në Shqipëri, ashtu siç arti duhet të jetë, mjeti që kritikon sistemin politik dhe shoqëror në përgjithësi. e shoh se Shqipëria ka shumë nevojë për këtë mjet, për ta pasur artin si mjet kritikues. Këtë vend e shoh ende në fazën e tranzicionit, midis së shkuarës dhe të ardhmes.

Mantas Janciauskas, regjisor

Unë jam në rolin e ushtarit që kthehet nga lufta, i cili është jashtë shoqërisë, i hedhur i flakur. Rol i vështirë vërtetë. Më ka marrë shumë ky rol edhe më ka dhënë shumë. Ka pasur gjëra që unë nuk i kam kuptuar në jetë, por i kam kuptuar prej këtij personazhi. Edhe pse personazhi është i flakur ai vazhdon që të luftojë. Këtë dhimbje që ka, këtë luftë për kalon, mendoj që ta përthithë secili nga spektatorët edhe të dalë me nje revoltë nga kjo sallë.

Endri Çela, aktor

Roli që unë luaj përfaqëson sistemin. Si personazh unë jam simboli i gjësë më së keqe, që po ndodh sot në Shqipëri, që sistemi politik po mbyll iniciativën, artin edhe shpirtin e njeriut.

Mehmet Xhelili, aktor

Në këtë shfaqje, secili prej nesh reflekton edhe kohën në të cilën jetojmë. Kjo vepër është shkruar në 1947. Flet për historinë e një njeriu që kthehet nga lufta edhe e gjen vendin në kaos. Flet për fenomenin e të qenit jashtë derës, i përjashtuar.

Romir Zalla, aktor

Aktualisht Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për drejtor në TKES. Londo pranon se do të rikandidojë sërish

 TKES është i hapur ndaj shkollës. Dhjetë pedagogë janë prani e tetari. Teatri ka vepruar me mençuri, që u ka thithur, veçse kam një sugjerim: Duhet që edhe ju t’ja hapni derën elitës së re për të punuar”.

Kiço Londo, drejtor i TKES

Shfaqja “Jashtë derës” ngjitet sonte në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'