Superliga shqiptare mbylli këtë të martë javën e 14-të. Pesë sfida u zhvilluan në dy ditë, teksa dhjetë skuadrat nuk mundën të grumbullonin më shumë se dy mijë tifozë në total. Nëse Erzeni - Tirana u luajt në fushë neutrale, ishin disa tifozë që udhëtuan nga Shijaku për në Rrogozhinë. Veç Erzenit, edhe Kukësi - Skënderbeu u luajt në fushë neutrale, me stadiumin "Arena e Demave" që ishte bosh, aq sa dëgjoheshin trajnerët me udhëzimet e tyre.
Edhe në Laç mungonin tifozët, me stadiumin që dukej i akullt. Tifozët duket se kishin braktisur edhe Teutën në "Niko Dovana", me durrsakët që humbën 0-1 nga Vllaznia.
Ndërkohë që dje në kryeqytet u luajt derbi Partizani - Dinamo, interesi ishte i vakët. Kalendari dhe oraret e papërshtatshme, si edhe dyshimi te gara kanë bërë që Superliga shqiptare të zbehet dhe interesi i tifozëve të jetë i pakët.
Superliga shqiptare e futbollit, java 14-të:
E hënë, 27 nëntor 2023
Erzeni 1-0 Tirana
Partizani 0-0 Dinamo
E martë, 28 nëntor 2023
Kukësi 2-2 Skënderbeu
Laçi 0-2 Egnatia
Teuta 0-1 Vllaznia
Laçi 0-2 Egnatia
Teuta 0-1 Vllaznia
Komente


Kulmi ka kene kur FSHF nepermjet platformave televizive bante me pagese transmetimin e Superliges me zero spektatore!
PërgjigjuDhe shteti planifikon te ndertoje stadjume te reja e me te medha!!
Përgjigju