Java e Europës/ Soreca: Të rinjtë shqiptarë e kanë të ardhmen në BE

Java e Europës/ Soreca: Të rinjtë shqiptarë e kanë të ardhmen në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca

TIRANE-Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca në kuadër të Javës së Europës kishte një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ai tha se e ardhmja e tyre është në BE. Ambasadori theksoi se gjatë Javës së Evropës 2019, të rinjtë do të jenë në zemër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Mesazhi i plotë i ambasadorit të BE-së në Shqipëri
Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit - dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Për të përgatitur Javën e Evropës 2019, ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu. Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Evropian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve. Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Evropiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikë-bërjen e BE-së. Java e Evropës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri.

Çdo ditë unë takoj të rinj shqiptarë të cilët janë aktivë, të përkushtuar dhe plot iniciativë. Java e Evropës 2019 është për ata. Ne duhet t’u njohim meritat të rinjve që dalin vullnetarë për të mbështetur njerëzit në nevojë, për të ruajtur natyrën ose, thjesht, që janë të përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e tyre. Demokracia lulëzon përmes vullnetarizmit dhe altruizmit. Gjatë Javës së Evropës 2019, të rinjtë do të jenë në zemër të integrimit të Shqipërisë në BE. Le ta çlirojmë Fuqinë e Rinisë!

Ambasador Luigi Soreca

Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja