TIRANE-Në kuadër të Javës Botërore të Parasë, gjimnazistë të shkollës së mesme “Besnik Sykja” në Tiranë, zhvilluan një vizitë pranë degës kryesore të Alpha Bank Albania.
Në ambientet e Alpha Bank Albania nxënësit patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare të realizuara në një degë banke. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me punonjësit e degës, nxënësit u njohën konkretisht me shërbimin ndaj klientit, përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve bankare si dhe funksionet dhe veprimtarinë operacionale dhe organizative brenda një dege.
Java botërore e parasë është një iniciativë e Child and Youth Finance International, që zhvillohet në Shqipëri falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Bëhet fjalë për një event ndërkombëtar, i cili synon përfshirjen aktive të të rinjve në fushën e administrimit financiar, duke u mësuar atyre koncepte kyç, si për shembull drejtimi financiar, kursimi, sistemi ekonomik ku jetojnë, punësimi, sipërmarrja etj.
Gjithashtu, në Qendrën e Inovacionit, pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, u organizua nga Junior Achievement në Shqipëri edicioni i tretë i “Kampit të inovacionit”. Ky event zbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) dhe përfshin nxënës të klasave të 11-ta nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kruja. 30 nxënës pjesëmarrës u grupuan në ekipe prej 5 personash dhe parashtruan zgjidhje inovative për temën “Marketingu dixhital”, nën kujdesin dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Alpha Bank Albania dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse.
Alpha Bank Albania është plotësisht e angazhuar në edukimin dhe këshillimin financiar të përgjegjshëm për klientët e vetë, duke u ofruar shërbime të personalizuara, të zhvilluara enkas për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO