Kjo është java e shëndetit të gruas dhe vipat që kanë kaluar vetë nëpër sëmundje si kanceri i gjirit po bëjnë fushatë.

Këngëtarja Kylie Minogue, Cynthia Nixon, Anastacia kanë vuajtur nga kanceri i gjirit dhe nënvizojnë faktin që duhen bërë vizitat e herëpashershme dhe të shpeshta për të diagnostifikuar sëmundjen në kohë.

Ato janë sot tërësisht të shëruara dhe kultivojnë një jetë të shëndetshme ushqimore dhe me aktivitete fizike.

Java e shëndetit

Edhe pse shumë prej tyre kanë shumë vite që kanë kaluar sëmundjen vazhdojnë ende të angazhohen me fushata sensibilizuese ku kryesorja që theksojnë është konsumimi i ushqimeve të shëndetshme.

Edhe ylli i spektaklit Italian “Amici” Emma Marrone ka zbuluar në moshën 25-vjeçare që vuante nga tumori.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)