Java europiane e aftësive profesionale, Balla nga Lushnja: Kemi shkruar një histori të re lidhur me arsimin profesional

Java europiane e aftësive profesionale, Balla nga Lushnja: Kemi shkruar një histori të re lidhur me arsimin profesional

Taulant Balla

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Balla nënvizoi disa nga pikat kryesore të Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe bëri të ditur se tashmë janë depozituar në Ministrinë e Drejtësisë, disa ndryshime në Kodin Penal, në lidhje me disa vepra që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve në shkolla.

Ministri kërkoi nga të rinjtë të mbajnë distancë nga çdo fenomen kriminal por posaçërisht të rrinë sa më larg përdorimit të lëndëve narkotike e të mos bien pre e rrjeteve kriminale të shpërndarjes.

Në fjalën e tij, Balla theksoi gjithashtu se fokusi që po i jepet arsimit profesional në Shqipëri është teket i veçantë, pasi vendi ka gjithnjw e mw shumw nevojw për profesionistë në shumë sektorë.

"Kemi shkruar një histori të re lidhur me arsimin profesional por e pranojmë që ende nuk jemi aty ku duam dhe Shqipëria ka nevojë të jemi në qasjen tonë ndaj arsimit profesional shtuar këtu faktin që Shqipëria çdo ditë e më shumë ka nevojë për profesionistë në shumë sektorë.Kemi përmbyllur një sezon turistik, do ta quaja unë, me rezultate historike, për sa i përket numrit të turistëve të huaj vizituan Shqipërinë dhe kemi parë se për t’i dalë ballë sfidës së vitit të ardhshëm, na duhen më shumë profesionistë në shumë sektorë.

Por shkolla ku jemi sot ka një fokus tejet të veçantë, fokusi është dhe lidhet kryesisht me faktin që Lushnja, apo Myzeqeja është hambar i prodhimit bujqësor shqiptar dhe prandaj duhet t’ia rikthejmë, jo vetëm kësaj shkolle profesionale, por Lushnjes dhe Fierit gjithashtu, fokusin e veçantë tek përgatitja, aftësimi profesional në sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë.

Prandaj është shumë e nevojshme të kemi edhe pjesën që lidhet me mekanikën bujqësore. Çdo ditë e më shumë, çdo familje që e ka lidhur jetën e vet me bujqësinë investon në mekanikë bujqësore e për pasojë krijohet nevoja për të pasur sa më shumë specialistë që dinë të merren me mekanikën bujqësore me trajtimin, me riparimin e çdo lloj makinerie bujqësore", tha Balla.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë