Java Globale e Parasë, Klosi: Të
rinjtë shpenzojnë shumë, edukim

Java Globale e Parasë, Klosi: Të<br />rinjtë shpenzojnë shumë, edukim
Guvernatoi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë ceremonisë së hapjes së Javës Globale të Parasë, se “edukimi financiar i brezave duhet të nisë që në moshë e re”. Ndërsa, ministri i Mirëqënies Soçiale, Blendi Klosi tha se ky aktivitetet do të jetë i rëndësishëm për të rinjtë shqiptar, të çilët kanë nevojë të mësojnë të kursejnë.

Klosi shtoi se është e rëndësishme që brezi i sotëm i të rinjve, të çilët “vijnë vërdallë dhe prishin para”, të edukohet për ta vleresuar pak më shume paranë.

klosi

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se ky aktivitet është i rëndësishëm edhe për informinin e prindërve e komuniteit për të mësuar më shumë rreth kursimit. 

lindita nikolli
I pranishëm në çeremoninë e hapjes ishte edhe nënkryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Gazmend Kadriu, i çili u shpreh se “edukimi finançiar është pergjigjesia jonë sociale”. 

Gjatë aktiviteteve të parashikuara gjatë Javës Globale të Parasë, synohet dhënia e një informançioni sa më të plotë dhe sa me të mirë për edukimin e të fëmijëve dhe të rinjve lidhur me kursimet, bëri me dije Sejko.

sejko

Çfarë është Java Globale e Parasë?
“Java Globale e Parasë është një nismë ndërkombëtare, e cila synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht. Çdo vit, gjatë muajit mars, bankat qendrore, agjencitë shtetërore, institucionet financiare, dhe organizata të shoqërisë civile në mbarë botën organizojnë javën e parasë. Këtë vit, kjo javë do të organizohet në më shumë se 100 vende të botës dhe do të përfshijë rreth 7 milionë fëmijë dhe të rinj në aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete me natyrë argëtuese dhe ndërvepruese, synojnë të përçojnë njohuritë e domosdoshme mbi paranë dhe botën e ndërlikuar të financave”, sqaroi guvernatori Gent Sejko.

Aktivitetet
Me rastin e Javës të Parasë, gjatë javës 14–20 mars, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë hartuar një program me aktivitete edukuese për fëmijë dhe të rinj si: seminare, leksione, konkurse shkollore dhe televizive, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, banka tregtare, si dhe orë të hapura mësimore.

Redaksia online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën