Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci

Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Garës iu bashkua edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.

“Është një nga ato rastet ku e rëndësishme është të marrësh pjesë. Do marr edhe unë pjesë, me siguri nuk do arrij i pari në finish, por edhe të arrish i fundit, është një kënaqësi e madhe,” tha ambasadori Bucci.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet.

“Sot rëndësi ka ta bëjmë garën, të marrim pjesë, të kuptojmë sa e rëndësishme është t’i japim një dorë njëri-tjetrit. Asnjeri nuk ia del vetëm. Të gjithë kemi nevojë për një dorë që na ndihmon, për një vesh që na dëgjon, për një mendje që logjikon me ne dhe për dikë që na jep zemër tërë kohës,” tha ai.

Veliaj shtoi se qëllimi i aktiviteteve të tilla është që t’u jepet të gjithëve një shans.

“Na pëlqen që të gjithëve t’u japim një shans, pavarësisht se disa do shkojnë në kampionat botëror e lojëra olimpike, kurse disa të tjere duhet t’i fitojnë betejat e vogla përditë. Ne duam që Federatat tona sportive të kenë të gjithë këtë mentalitet, t’i japim secilit një mundësi të përfshihet, të ndihet që është pjesë e këtij qyteti,” u shpreh ai.

Një falenderim kryebashkiaku e kishte edhe për Ambasadën Italiane që çeli siparin e Javëve të Kulturës për këtë vit në Tiranë.

“Java italiane e kulturës është aktiviteti që kemi më shumë për zemër, e që vërtet i kemi kushtuar shumë energji që të dalë sa më bukur dhe fëmijët, engjëjt tanë të mrekullueshëm, ta shijojnë jashtë mase. Jam shumë i lumtur sepse të gjitha ambasadat kanë javët e tyre të kulturës por kryesisht javët e kulturës janë të promovojnë shtetin e tyre,” tha ai.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Auguri!: 04/06/2023 19:31

    Sh bukur,viva l'Italia!..mbilleni Digën e Liqenit me Pemë Agrumesh..edhe Hapsirën poshtë digës bëjeni një Park të Gjelbër,me Pemë Mesdhetare e Shatervane si të Berninit në Itali..edhe battezzo'jeni Parku Italia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria humb përballë Spanjës, tifozët kuqezi për Report Tv: Loja ishte emocionuese! Nuk e merituam këtë humbje

Shqipëria humb përballë Spanjës, tifozët kuqezi për Report Tv: Loja ishte emocionuese! Nuk e merituam këtë humbje