Javë trazirash, kujdes manipulimet! Jorgo Pulla paralajmëron… / Horoskopi javor 10-16 qershor

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri renditjen javore për 12 shenjat e zodiakut nga data 10-16 qershor 2024. ”Kjo javë do të jetë shumë dinamike për disa shenja, të cilat do të kenë momente relativisht të mira, gjë që varet nga këndi i planeteve” tha Jorgo në fillim të bisedës. Por si është renditja e shenjave për këtë javë? Cilat prej tyre duhet të kenë pak më shumë kujdes se të tjerat?

12 - Akrepi

Është koha për të marrë vendime të rëndësishme dhe pikërisht është kjo javë ku Marsi është në Dem dhe me Plutonin në Ujor, kërkon shumë vëmendje, sepse është kohë e vështirë në aspektin e planeve dhe projekteve që priten të realizohen në të ardhmen. Nëse nuk jeni të vëmendshëm në vendimet që do të merrni, mund të keni pasoja. Në dashuri duket se fati ju buzëqesh sidomos me Dem dhe Ujor, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e shtuna.

11 - Dashi

Marsi në shenjën e Demit ju rikujton çështje të së shkuarës që do të thotë se gabimet të mos i përsërisni më në të ardhmen. Është një javë që ka mjaft për të dhënë dhe është kohë e mirë për të parë se çfarë do të vendosni në këtë javë, sidomos në një udhëtim pune. Shikoni gjërat e imta, pasi ‘djalli fshihet në detaje’. Dashuria duket se është në rrugë të mbarë për ju të kësaj shenje dhe lidhjet që kanë jetëgjatësi janë me Ujor dhe me Gaforre. Ditët më të mira janë e hëna dhe e shtuna. 

10 - Gaforrja

Mërkuri në shenjën e Binjakëve ndikon shumë tek ju dhe ju ndihmon në çështje të rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm. Edhe pse keni pasur disa mosmarrëveshje në të shkuarën me disa njerëz, duket se ia keni dalë. Referuar ekonomisë, nuk duket se keni diçka për t’u shqetësuar. Në dashuri lidhjet me Dem dhe me Peshk duket se janë idealë. Për ju të kësaj shenje ditët më të mira janë e premtja dhe e diela.

9 - Ujori

Plutoni në shenjën tuaj formon një katror me Marsin që do të thotë është në të mirën tuaj që të mbyllni një herë e mirë të kaluarën tuaj të hidhur. Tani keni kohën dhe mundësinë të ecni përpara dhe të keni një lajm pozitiv që mund të merrni në punë dhe pikërisht ditën e martë. Në aspektin sentimental kërkohet vëmendje dhe kohë për të arritur qëllimin tuaj, ndërsa lidhjet afatgjata janë me Peshore dhe Akrep, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e mërkura.

8 - Luani

Në këtë javë duhet të tregoni pak vëmendje në aspektin e punës, sepse Dielli në Binjak është në një kënd disi të vështirë që do të thotë vëmendje në çdo aspekt, si në punë dhe në shpenzime. Në dashuri është momenti t’i thoni po një lidhje sidomos me Binjak apo Ujor dhe është momenti më pozitiv. Ndërsa, ditët më të mira janë e marta dhe diela.

7 - Peshorja

Hëna e re në Binjak jep sinjale pozitive në punë dhe në ekonomi, edhe pse keni qenë disi në vështirësi, duket se kjo javë do ju ndihmojë të ecni përpara duke ju krijuar dhe mundësi rikuperimesh në ekonomi dhe kudo. Në sferën sentimentale është koha për t’u dashurar dhe për të marrë vendime, sidomos me Binjak dhe Shigjetar, ndërsa është moment perfekt sidomos me Dem dhe Virgjëreshë. Ditët më të mira janë e mërkura dhe premtja. 

6 - Demi

Afërdita, planeti i dashurisë që është dhe guvernatori juaj në Binjak, sjell mundësi rikuperimesh, mbyllje borxhesh të vjetra, pasi i keni të gjitha mundësitë të mbyllni një herë e mirë çështje të tilla të së shkuarës. Ekonomia duket se ecën e sigurtë në të ardhmen tuaj, ndërsa tek dashuria, pak kujdes me Shigjetar dhe me Peshk sepse mund të keni grindje, ndaj anashkaloni ditën e hënë dhe të shtunë. Ditët më të mira për ju janë dita e enjte dhe e premte.  

5 - Bricjapi

Ju të kësaj shenje keni qenë pak të lodhur nga puna dhe nga disa çështje ekonomike që lidhen me të kaluarën, por do ia dilni mbanë një sfide që po kaloni. Ka ardhur koha dhe momenti të dilni të fituar. Në dashuri është një javë ku do të shkëlqeni, pasi një lidhje nga e kaluara duket se do të bëhet aktive. Për një të ardhme të sigurtë, lidhjet si me Dash apo Ujor janë idealja, ndërsa ditët më të mira janë e marta dhe e enjtja.

4 - Peshqit

Erdhi koha dhe momenti të gëzoni, lodhja juaj kthehet në kënaqësi dhe mundësitë i keni për rritje në detyrë. është koha për kontrata të rëndësishme pune dhe një takim pritet të ndodhë ditën e enjte ose të dielën, ku mund t’ju japë mundësinë për stabilizimin e një pune të rëndësishme. Në dashuri nuk ka vend për t’u shqetësuar, lidhjet më solide janë me Peshore dhe Bricjap që është idealja. Ditët më të mira janë e hënë dhe e enjte.

3 - Shigjetari

Ju të shenjës së Shigjetarit keni mundësi të vendosni prioritet ekonominë tuaj, gjithashtu dhe punën. Do të keni dy oferta shumë të rëndësishme këtë javë, sidomos e dyta është ideale dhe keni mundësi për të stabilizuar çdo gjë që dëshironi. Është momenti juaj që këtë javë t’a shfrytëzoni në maksimum. Dashuria duket se në këtë javë do të ketë surpriza, sidomos me Peshk dhe me Virgjëreshë. Ditët më të mira janë e hëna, e enjtja dhe e diela.

2 - Binjakët

Ju Binjak keni një shans të madh në këtë javë dhe e filloni me një Hënë të re në shenjën tuaj, ku do ju japë mundësinë të nisni gjëra të reja. Stabilizoni ekonominë dhe bëni disa udhëtime, pasi koha më ideale për udhëtime apo takime pune është e diela paradite dhe veç kësaj, një shans plus që do të keni tani është një njohje dashurie e cila kthehet në lidhje serioze. Është momenti dhe koha ideale për stabilizim të lidhjes tuaj dhe dita e hënë dhe e mërkurë është përfekte sidomos paradite.

1- Virgjëresha

Përgatituni për çështje të rëndësishme pune, firmosje kontratash, pasi do t’ju hapen dyert e së ardhmes dhe është momenti më ideal për ju si shenje toke që jeni. Fati ju buzëqesh në ekonomi me blerjen e një biznesi, apo ju që nuk keni një punë stabël, ka ardhur koha të nisni një rrugëtim të ri drejt suksesit. Gjithashtu është një shans i mirë në blerjen e një pasurie të rëndësishme dhe një dokumeti pronësie apo ligjor që e merrni. Dashuria duket se është mjaft ideale, sidomos lidhjet me Luan, Gaforre dhe Shigjetar. Koha është tani, sidomos dita e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e diel.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin