Jay-Z dhe Beyonce: “Jemi një familje,
kemi vendosur të ecim përpara”

Jay-Z dhe Beyonce: “Jemi një familje,<br />kemi vendosur të ecim përpara”
Pas ngjarjejve dhe spekullimeve të shumta rreth zënkës së midis Jay-Z dhe kunatës së tij Solagne, çifti Beyonce- Jay-Z kanë dalë në një komunikatë për shtyp ku kanë kërkuar falje për sjelljen e pahijshme në publik.

“Pas publikimit të videos së ngjarjes që ndodhi të hënën më 5 maj ka patur shumë spekulime. Jay dhe Solange kanë marrë përgjegjësistë mbi atë se çfarë ndodhi. Ne po vazhdojmë përpara si një familje e bashkuar.



Zërat se Solange ka qenë e dehur apo që ka shfaqur sjellje të parregullta gjatë mbrëmjës janë të rreme. Në fund të fundit, çdo familje ka probleme dhe ne nuk jemi ndryshe. Ne e duam shumë njëri-tjetrin sepse jemi një familje.



Vendosëm që ta hedhim pas këtë ngjarje dhe shpresojmë që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, përfundon deklarata e Beyonce dhe Jay Z. Gjatë mbrëmjes së “Mat Gala” Solagne është xhiruar nga kamerat e sigurisë duke sulmuar kunatin e saj Jay-Z në prani të së motrës Beyonce.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin