"Jazz & Wine Festival Interantional Albania 2014", (Festivali ndërkombëtar i xhazit dhe verës, Shqipëri 2014) është quajtur aktiviteti që do të zhvillohet në qytetin e Beratit në datat 5 dhe 6 shtator në ambjentet e Muzeut Onufri si dhe atij Etnografik.
Me rastin e edicionit të parë të këtij Festivali, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u mbajt edhe konferenca për shtyp lidhur me festivalin, ku në panelin e përbërë prej ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, këngëtares dhe njëkohësisht drejtoreshës dhe producentes së Festivalit Eda Zari, Prof.Vaso Tole, zëdhënëses për shtyp të festivalit Mikaela Minga si dhe Zv.kryetarit të bashkisë së qytetit të Beratit, kanë prezantuar edhe idenë e qëllimet e këtij eventi.
Në fjalën e hapjes, ministrja Kumbaro u shpreh se "mes historisë, kulturës, traditës dhe modernes do të çel siparin në qytetin e Beratit edhe edicioni i parë i një festivali, i cili nëpërmjet verës dhe muzikës, do të paraqesi politikën e ministrisë lidhur me promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale, të cilat do të prezantohen midis ushqimit dhe verës, "Mjaft grupe do të performojnë në këtë qytet, i cili është kthyer në qytetin e aktiviteteve" vijoi ministrja në fjalën e saj, duke shtuar se "qëllimi i realizimit të këtij festivali, është edukimi i komunitetit mbi trashëgiminë materiale lidhur me monumentet e kulturës, të cilat janë pasuri e përbashkët që ju duhet kushtuar vëmëndje dhe mbrojtje, ndaj ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve jo vetëm beratas, që fundjavën të vijnë ta kalojnë në shoqërinë e një gotë vere, si dhe nën tingujt e muzikës jazz". tha ministrja në fjalën e rastit.
Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur Eda Zari, e cila në këtë aktivitet ka jo vetëm rolin e performueses, por edhe atë të drejtoreshës së festivalit, njëkohësisht edhe producentes, u shpreh për mediat se "kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në metropole, pra Berati i UNESCO-s, është një qytet me vlera, histori, dhe një kulinari mjaft të pasur, dhe nëpërmjet muzikës Jazz dhe asaj Iso Polifonike, ne do të promovojmë vlerat e këtij qyteti të cilin nuk e kemi zgjedhur rastësisht, por sepse ai përfaqëson dhe ka një rëndësi historike dhe kulturore në botë, i cili është titulluar edhe "Trashëgimi Botërore" nga UNESCO" u shpreh këngëtarja, e cila ka shtuar se "edhe iso polifonia shqiptare do të festojë më 5 nëntor 2014 edhe 9 vjetorin e marrjes së titullit "Kryevepër e paprekshme e trashgimisë gojore" nga UNESCO, dhe jam e nderuar që do ta performojë atë muzikë edhe në në sajë te festës e vlerës që ajo mbart"./ATSH/
/Shqiptarja.com