Je hajdut, por nuk je gënjeshtar… vlen për drejtësinë!

Je hajdut, por nuk je gënjeshtar… vlen për drejtësinë!

Gjatë seance të KPK

Assesi nuk e mendoja, se gjithmonë do të zgjidhnim edhe në thesin me florinj… “kallp”. Kam shkruar disa herë për vettingun dhe drejtësinë e re, por të them të drejtën, seriozisht po më grryen krimbi i dyshimit dhe i mosbesimit. Sot, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundërshtoi konfirmimin e një gjyqtari dhe një prokurori, që për dreq, ishin “adash”. Çfarë po ndodh?! A mos vallë, ne nuk dimë të zgjidhim, apo zgjidhjet tona janë  nyje, që sa herë mundohemi t’i lirojmë, shtrëngohen më tepër. Vettingistët po më zhgënjejnë sinqerisht, sepse më duket, sikur po gabojnë me dashje.

Thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë, që të ndalohen presionet dhe shantazhimet ndaj komisionerëve, mu duken të arsyeshme, por sot, fundja fundit, edhe ne kemi të drejtë të flasim, sepse ato miliona i paguajmë ne. Rroga të çuditshme për një vend me standarte dhe kosto jetese si Shqipëria, por i paguajmë që mos të na çudisin me vendimet e tyre, jo ne, por ata që na kritikuan për ta… ONM-në.

ONM nuk është dakord me komisionerët tanë dhe kjo më frikëson, se në vend të vendosim vetulla, po nxjerrim sytë. A e dinë komisionerët, se ONM nuk është as një tufë idiotësh, as një tufë profanësh, por janë njerëz mjaft të njohur profesionalisht në fushën e drejtësisë, në vendet e tyre dhe në trojet shqipfolëse. Ndaj, kundërshtimi i tyre për drejtuesit e kolonave kryesore të drejtësisë, të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, i vendos një pikëpyetje të madhe aftësive profesionale dhe veprimtarisë së KPK-së.

Kurse kërkesa për ankimim, pranë KPA-së, e hodhi në erë besueshmërinë e atyre, që ne u kemi besuar fatet e shtyllës kryesore të shtetit… drejtësinë. Ndoshta e kanë marrë lehtësisht, duke e menduar misionin e tyre thjeshtë si peshore parash, për verifikimin e sinqeritetit të hajdutëve. Ky është një gabim i rëndë i tyre, që nuk e kuptojnë se nuk janë punëmarrës, por misionarë, që u ka rënë fati të jenë aty… ku janë. Dy gjëra janë, ose janë frikacakë, ose janë të paaftë, sepse vendimet e gabuara, të konstatuara nga monitoruesit ndërkombëtarë… po shtohen.

Dy Gentjanët, sot u refuzuan, njëri si gjyqtarë dhe tjetri si prokurorë nga ONM, natyrisht si kalues nga KPK me postulatin e famshëm… deklarim korrekt i pasurisë, i njëjtë me ILDKP-në e Ganajt. Mirëpo, nëse vërtet mund të konfirmohesh gjyqtar ose prokuror, vetëm se je hajdut, por nuk je gënjeshtar dhe ja ke bërë popullit… ky nuk është krim për plakën që e “hëngri”, por jo për fëmijët e plakës që u keni “bërë” nënën.

Ndaj, po na zhgënjeni, kur edhe statistikat tregojnë, se vetëm pesë nga ju kanë dhënë vendime në disfavor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kurse pjesa më e madhe juaja, tashmë kanë marrë pagëzimin… të butë.

Kjo përkthehet, se ju jeni gabimisht aty… kur zonja Calavera, drejtuese e ONM… gjykatësi Buatier de Mongeot… gjykatës penalist i Komos, Ferdinando… gjyqtarja ndërkombëtare, bullgarja Elka Ermenkova… Ish presidenti i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin… gjyqtarë i Gjykatës së Rrethit të Amsterdamit Hans Kijlstra… Prokurori në Shtetin e Arizonës, SHBA, John S. Leonardo… gjyqtare penaliste në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Arnhem, Hollandë, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma, gjyqtare penale, ish prokurore e Gjykatës së Krimeve Ndërkombëtare, për krimet e Ish-Jugosllavisë në Hagë… nuk janë dakort me vendimet tuaja.

Besoj, se i’u mjaftojnë emrat e tyre, për tu bindur, se nuk jeni aty për bamirësi, keqardhje e qoka, sepse nesër, do përgjigjeni dhe ju, si ato, që doni të mbroni me vendimin “krim”: Kalo o hajdut i sinqertë!

Mendoj, se është imediate, ndryshimi i mendësisë në marrjen e vendimeve, sa nuk është vonë, sepse nuk mund të pastrohet drejtësia duke promovuar krimin, pavarësisht nga lloji!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 09/08/2018 22:25

    Komisioneret duhet te jene jo vetem korrekt por koherent edhe me nderkombetaret dhe partneret tane strategjik.Duhet te jemi te sinqerte qe jane nderkombetaret qe po bejne te mundur te implementojne kete reforme qe do te thote se duhet te respektohen dhe mendimi tyre nuk duhet anashkaluar.Ata jane ekspert te jurisprudences ne vendet e tyre dhe rrjedhimisht jane personalitete.

    Përgjigju
  • alo Lushnja: 09/08/2018 22:00

    Shume drejte zoti Hanry por ate vlonjatin si thua qe e kaloi vitingun, ate qe ka bere vilen 1 milion euro dhe ILDKP thote Ok DSIK thote komunikon me krimin!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh